Nga Steven McCallum
Në këtë fotografi, shfaqet një nënë siriane, e cila përpiqet që të mbajë mbi ujë fëmijën e saj, pasi varka ku ndodheshin u fundos në Mesdhe.
Sipas OKB, pjesa më e madhe e refugjatëve janë larguar nga Siria, ku janë vrarë nga 220 000 deri 300 000 vetë. Mungesa e dhimbsurisë nga shumë perëndimorë, të cilët janë heshtur prej narrativave ksenofobe në mediat kryesore ka qenë tronditëse. Këta njerëz janë qenie njerëzore, në një gjendje rreziku dhe dëshpërimi, dhe kërkojnë ndihmë urgjente!
Refugjatët nuk i fshehin taksat në ishut Kaiman; Refugjatët nuk privatizojnë; Refugjatët nuk ndikojnë në shkurtimet e shpenzimeve qeveritare; Dhe Refugjatët nuk mbledhin kursimet e një jete të tërë, nuk lënë prapa të dashurit e ytre, nuk japin rryshfet dhe futen poshtë vagonëve, apo të vdesin pa ajër brenda kamionëve, shohin miqtë apo të afërmet tek përdhunohen, të gjitha këto vetëm e vetëm të mburren se fitojnë 100 dollarë në javë.
Imagjinoni të shëtisni fëmijët tuaj në mëngjes, t’i ushqeni dhe vishni, të kapni bisht flokët e vogëlushes tua, të debatoni me vogëlushin tuaj për këpucët që duhet të veshë. Tani imagjinoni sikur, pak më vonë gjatë ditës së sotme, do t’ju duhet t’i vishni me jelekë noti, sepse do të shkoni nëpër ujëra që kanë marë jetët e shumë njerëzve. Mendoni pak për historinë që do t’ju duhej t’i tregonit, për t’ju dhënë siguri. Mendoni se si të përpiqeni t’ua bëni të duket sa më argëtuese. Mendoni pak për forcën emocionale, që nevojitet për t’u buzëqeshur dhe për të fshehur frikën tuaj.
Mendoni të parashikoni si do të ndiheshit kur ajo eksperiencë – arratia juaj nga lufta – do të injorohej dhe zvogëlohej më pas nga mediat, të cilat mizorisht ju kanë etiketuar ju dhe familjen tuaj si “migrantë”, sikur të ishit një mallkim i shoqërisë. Imagjinoni sikur të mos kishit fare zë, për t’iu kundërvënë këtij përshkrimi, që përdoret kaq shpesh nga qeveri dhe gazetarë./Bota.al