Bota

Apple, bum kërkesash nga qeveria e SHBA

Qeveria e SHBA ka katërfishuar kërkesat e lidhura me sigurinë kombëtare, të dërguara në Apple për të marrë informacion rreth përdoruesve, raporton kompania në raportin e vet gjysmëvjetor mbi transparencën. Kërkesat e sigurisë kombëtare arritën, në gjysmën e parë të këtij viti, mes 13,250 dhe 13,499, dhe kanë prekur një numër përdoruesish, mes 9000 dhe 9249. Për krahasim, në gjysmën e parë të vitit 2016 kërkesat ishin 2,750-2,999, duke mbuluar 2,000-2,249 përdorues. Të dhënat ofrohen si shumëfish i 250 për shkak të rregullave qeveritare që nuk lejojnë ofrimin e shifrave më të detajuara.

Raporti gjithashtu përmban të dhëna mbi numrin e kërkesave për informacion mbi llogaritë e përdoruesve – emrat, adresat, email, fotografi të ruajtura në iCloud – të bëra nga qeveritë në botë. Në mbarë botën, kërkesat ishin 3 mijë, nga të cilat 80% ishin plotësuar nga Apple. Më shumë se gjysma (1,692) erdhën nga Shtetet e Bashkuara, 270 nga Mbretëria e Bashkuar dhe 223 nga Gjermania.

Apple gjithashtu ka marrë 2.690 kërkesa globale për transaksionet financiare të biznesit. Kjo është kryesisht në lidhje me përdorimin me mashtrim të kartave të kreditit, për blerjen e produkteve apo shërbimeve të Apple, tha kompania.

Tridhjetë mijë ishin kërkesa rreth pajisjeve që lidhen me 233,000 pajisje, shpesh të lidhura me rastet e vjedhjes ose humbjes së kompjuterëve të iPhone, iPad dhe Mac. / Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close