28 miliardë euro në formën e kredive gjatë dy muajve do t’i dhurohen punonjësve të qeverisë, ushtarakëve, studentëve dhe pensionistëve.
Kjo është dhurata që Mbreti Salman i Arabisë Saudite i ka bërë popullit të tij pas kurorëzimit.
Në një mesazh në Twitter, i cili është shpërndarë më shumë se 350,000 herë, Mbreti Salman, një njerëzit më të pasur në botës shkroi: “Të dashur njerëz: Ju meritoni më shumë dhe çdo gjë që unë do të bëj, nuk do të jetë në gjendje t’iu jap juve atë që meritoni“.
Salman, 79 vjeç u bë mbret i Arabisë Saudite pas vdekjes së parardhësit të tij, Mbretit Abdullah.
Pas këtij lajmi shumë njerëz kanë vendosur të prenotojnë udhëtime luksi, kanë vendosur të blejnë ora luksoze apo telefonat më të fundit.
Gjithashtu disa njerëz mësohet se kanë vendosur që nga ky përfitim nga zemërgjerësia e mbretit të përfitojnë për t’u martuar me gratë e para, të dyta apo të treta. Ja, kështu duhet një udhëheqës, që mendon për pasurimin e popullit./j.h/TemA/
1 minute read