Bota

Arabisë Saudite po i shterojnë rezervat e naftës?

Screen Shot 2015-02-25 at 11.52.53 AMSipas një artikulli të publikuar në portalin informativ, vestifinance.ru, ekspertët preferojnë të mos flasin për këtë mundësi, ose thjesht nuk e kuptojnë atë, por fakti është që nuk dimë asgjë në lidhje me rezervat e naftës së Arabisë Saudite, duke qenë se këto të dhëna po fshihen në mënyrë shumë të kujdesshme.
“Dhe nëse sauditët veprojnë në këtë mënyrë, atëherë kjo ndodh sepse e dinë që shumë shpejt, brenda disa vjetësh, prodhimi do të arrijë pikun e tij dhe më pas do të fillojë të bjerë? Apo sepse kanë frikë nëse rritja e efikasitetit të energjisë, zëvendësimi i karburanteve (për shembull gazi natyror) dhe reduktimi i çlirimit të gazrave me efekt serë do të sjellin rënien e të ardhurave nga nafta në dekadën e ardhshme?
Mos ndoshta kjo dekadë është momenti më i mirë për të maksimizuar të ardhurat nga nafta?”, pyet autori i tekstit. “Në këtë rast sulmi kundër industrisë së naftës së SHBA-së dhe Kanadasë merr një kuptim të ri duke qenë se çmimet e ulëta gjatë një viti do të jenë një fakt i mjaftueshëm për të trembur të gjithë investitorët për vitet që do të vijnë.
Kështu Arabia Saudite mund të marrë të ardhurat maksimale nga eksportimet e naftës para se prodhimi të fillojë të reduktohet. Duke qenë se investimi në industrinë e naftës është ngushtësisht i lidhur me çmimin e naftës, në teori paqëndrueshmëria e tregut mund të jetë shumë e madhe, me cikle të shkurtra ngjitjeje dhe zbritjeje të prodhimit dhe çmimit.
Megjithatë kjo ka pak gjasa të ndodhë duke qenë se në 18 muajt e ardhshëm kompanitë e vogla do të falimentojnë dhe bonot e tyre do të blihen nga gjigantët ndërkombëtarë të naftës, që ruajnë një ekuilibër mes zhvillimin të biznesit dhe investimit.
Ky version është vështirë të konfirmohet për shkak të mungesës së informacionit, pohon autori i artikullit. Saydi Aramavo, kompania që kontrollon të gjithë prodhimin e naftës në mbretërinë saudite i përket njëqind për qind shtetit, prandaj nuk është e detyruar që të japë informacione për publikun, ashtu siç nuk është e detyruar të bëjë një auditim të jashtëm të pavarur.
Megjithatë Arabia Saudite ka paralajmëruar se bota nuk e kapërcen prodhimin prej 12.5 milionë fuçish në ditë në mbretëri, ndërkohë që aktualisht prodhohet rreth 9.7 milionë fuçi në ditë, nga të cilat eksportohen rreth 6.9 milionë fuçi. Nëse kjo teori rezulton e vërtetë bota do të përballet me një rënie të rëndë të rezervave pas vitit 2020, ashtu si dhe një rënie të prodhimit.
Në terma të përgjithshëm, në disa momente të 10 viteve të ardhshme, OPEK nuk do të ishte i aftë të ekuilibronte ofertën me kërkesën. Dhe duke qenë se nuk ka më informacion për këtë temë është pak e mundur që dikush të jetë i përgatitur për një ndryshim kaq drastik të situatës në tregun e naftës. /gazetadita.al/

Leave a Reply

Back to top button