Bota

Argumentet pro dhe kundër pavarësisë së Tajvanit nga Kina

Nga Ben Saul

“Paqartësia strategjike” politika që e ka mbështetur mbrojtjen e Perëndimit ndaj Tajvanit për më shumë gjysmë shekulli mbështetet tek një paqartësi tjetër: statusi i Tajvanit në të drejtën ndërkombëtare. Dhe ky status ka rëndësi, sepse mund të na ndihmojë tu japim përgjigje 3pyetjeve:A ka të drejtë ligjore Kina të rivendosë me forcë kontrollin mbi territorin e saj? Akanë Tajvani dhe aleatët e tij, të drejtën ligjore ti rezistojnë një sulmi të tillë? A mund ta ketë Tajvani të drejtën të shpallë pavarësinë e tij?

Ishujt që ne i njohim si Tajvan, kanë qenë të banuar prej 30.000 vjetësh, duke përfshirë valët e njëpasnjëshme të popujve të ardhur nga Kina kontinentale. Tajvani iu nënshtrua kolonizimit të pjesshëm holandez dhe spanjoll nga fillimi i shekullit XVII-të, u kontrollua pjesërisht nga mbetjet e dinastisë kontinentale Ming nga viti 1661, dhe më pas u kolonizua nga dinastia kontinentale Qing.

Ishulli kryesor u bë pjesë e një provincë kineze në vitin 1887. Pas luftës së parë Kinë-Japoni në vitet 1894-1895, Tajvani iu dorëzua me traktat Japonisë. Më vonë, pas disfatës së Japonisë në vitin 1945, Kombet e Bashkuara vendosën Tajvanin nën kontrollin e Republikës së Kinës(ROC).

E themeluar në vitin 1912, ajo u drejtua nga partia nacionaliste Kuomintang, një aleate ekohës së luftës e vendeve të mëdha perëndimore. Japonia hoqi dorë nga pretendimi i saj ndaj Tajvanit, sipas Traktatit të Paqes të San Franciskos të vitit 1951. Por as kjo marrëveshje dhe as ndonjë tjetër, nuk zgjidhi çështjen e sovranitetit të ardhshëm të Tajvanit.

Megjithatë, në Deklaratën jodetyruese të Kajros të vitit 1943, fuqitë aleate kishin rënë dakord që Tajvani ti rikthehej ROC. Gjërat ndryshuan sërish në vitin 1949, kur forcat komuniste e fituan luftën civile kineze, dhe shpallën themelimin e Republikës Popullore të Kinës (PRC) si shtetin pasardhës të ROC të mundur.

Si ROC, që ishte tërhequr në Tajvan, ashtu edhe PRC pretendonin se ishin shteti i vetëm iligjshëm dhe qeveria e ligjshme e të gjithë Kinës. ROC u pranua si anëtare themeltare eKombeve të Bashkuara në vitin 1945, dhe u trajtua si përfaqësuesja e të gjithë Kinës për çerekshekullin e ardhshëm.

Por në vitin 1971, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e njohu PRC-në si përfaqësuesen e vetme legjitim të Kinës në OKB dhe i dëboi përfaqësuesit e ROC. Vendimi i OKB-së zgjidhte se cili ent ishte kompetent për të përfaqësuar Kinën si një vend anëtar i OKB-së, por nuk merrej me çështjen e sovranitetit mbi Tajvanin.

Që në fillim, si PRC ashtu edhe ROC pretenduan se Tajvani ishte pjesë e Kinës e tyre. Pavarësisht se nuk e ka qeverisur kurrë Tajvanin, PRC ruan të njëjtin ende sot parimin Një Kinë. Që nga vitet 1990, udhëheqësit tajvanezë e kanë pranuar në mënyrë pragmatike se Kina kontinentale qeveriset nga PRC.

Por Kushtetuta e Tajvanit e pretendon ende zyrtarisht sovranitetin mbi të gjithë Kinën. Po ashtu, Tajvani e ka parë veten gjithnjë e më shumë si një vend de fakto i pavarur, i ndarë nga kontinenti. Pjesërisht nga frika e nxitjes së një reagimi ushtarak, Tajvani nuk e ka deklaruar zyrtarisht veten si një shtet i ri, ligjërisht të pavarur.

Që nga ndryshimi i qasjes në OKB në vitin 1971, Shtetet e Bashkuara e kanë njohur PRC si qeverinë e vetme ligjore të “Një Kine”. Ajo dhe shtete të tjera, kanë kërkuar që mosmarrëveshja mbi shtetësinë të zgjidhet në mënyrë paqësore nga qeveritë në Pekin dhe Taipei.

Por ky pozicion është i vështirë të pajtohet me legjislacionin amerikan, që mundëson shitjen e armëve për Tajvanin në funksion të mbrojtjes së tij. Shumica e shteteve nuk e kanë njohur Tajvanin si një shtet të pavarur apo qeveri të ligjshme.

Në vend të kësaj, ato kanë pasur një raport pragmatik me Tajvanin përmes diplomacisë jozyrtare, bashkëpunimit tregtar dhe mjedisor, ose për qëllime të tjera si një entitet me një status juridik ndërkombëtar unik. Për shembull, ndërsa 139 vende e njohin Palestinën, vetëm 15 e njohin Tajvanin si shtet.

Në aspektin ligjor, Tajvani nuk është shtet. Por ai plotëson shumë nga kriteret ligjore të shtetësisë duke pasur një popullsi, territor të përcaktuar dhe një qeveri të pavarur dhe efektive. Kriteri i katërt, aftësia për të hyrë në marrëdhënie juridike me shtetet e tjera, është edhe më problematiku, pikërisht sepse shumica e shteteve të tjera nuk pranojnë që Tajvani të gëzojë të drejtat ligjore të një shteti.

Të drejtat që i mungojnë Tajvanit, përfshijnë përfaqësimin e plotë diplomatik, kapacitetin për të hyrë në traktate shumëpalëshe dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si OKB-ja.

Ligjërisht, 5 faktorë peshojnë në favor të skenarit që Tajvani të jetë pjesë e Kinës. Së pari, për më shumë se 40 vjet, si PRC ashtu edhe ROC kanë rënë dakord që Tajvani është pjesë e”NjëKine”. Së dyti, asnjë shtet i huaj (përfshirë Japoninë) nuk ka pohuar ndonjë pretendim konkurrues ndaj Tajvanit.

Së treti fuqitë aleate dhe OKB-ja, ia besuan Tajvanin qeverisë së atëhershme të Kinës pas Luftës së Dytë Botërore. Së katërti OKB-ja (ndoshta me qëllim) nuk e konsideroi Tajvanin si një territor të kolonizuar, që i nënshtrohet të drejtës së vetëvendosjes pas vitit 1945.

Dhe së fundmi pak shtete (përfshirë Perëndimin) e mohojnë hapur që Tajvani është pjesë e Kinës, dhe shumica janë pajtuar me pretendimin territorial të Pekinit.

Dhe kjo është baza e pretendimit të Kinës, se ka të drejtë ta rimarrë Tajvanin me forcë. Pra ajo dëshiron të rivendosë kontrollin mbi një territor kombëtar të mbajtur nga kryengritësit në një luftë civile të papërfunduar. Normalisht, qeveritë kanë të drejtën sipas ligjit ndërkombëtar të shtypin rebelimin në territorin e tyre, përfshirë edhe forcat e mbetura të një qeverie të mëparshme të mundur.

Në këtë këndvështrim, sjellja e fundit e Kinës nuk mund të shihej si agresion, siç përshkruhet aq shpesh në Perëndim, por si zbatim i ligjshëm i të drejtave të saj. Ndërkohë, nëse Tajvani është pjesë e Kinës, atëherë shtetet e tjera nuk kanë të drejtë ligjore të ndërhyjnë në atë që është një çështje e brendshme.

Në këtë këndvështrim, Tajvani, duke mos qenë shtet, nuk ka të drejtë të vetëmbrohet kundër përpjekjeve të Kinës për të rivendosur rendin në territorin e vet, dhe shtetet e tjera do tashkelin ligjin ndërkombëtar duke e ndihmuar Tajvanin që të rezistojë.

Por kundër kësaj pikëpamjeje qëndrojnë disa argumente të fuqishme. Së pari mosmarrëveshjet unike si kjo e Tajvanit, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, dhe jo me forcë. Së dyti, shtetet de facto si Tajvani përfitojnë gjithashtu nga ndalimi ndërkombëtar i përdorimit të forcës ushtarake dhe gëzojnë de facto të drejtën e vetëmbrojtjes.

Së treti, e drejta e mundshme e Tajvanit për vetëvendosje, përfshin lirinë nga represioni ushtarak. Paqartësia strategjike, e krijuar enkas nga SHBA për të ruajtur statuskuonë në Tajvan, cilësohet ndonjëherë si opsioni më pak i keq (për Tajvanin dhe Perëndimin, megjithëse jo për Kinën). Problemi është se mosmarrëveshjet ligjore nuk mund të lihen të acarohen pafundësish dhe pa pasoja.

Ato duhet të zgjidhen ose në mënyrë paqësore sipas ligjit ose me negociata të drejta ose duke përdorur luftën (ndoshta të paligjshme). Asnjëra rrugë nuk është e garantuar se do të prodhojë një rezultat të favorshëm për Tajvanin apo Perëndimin. Paqartësia strategjike mund të blejë pak më shumë kohë për paqen, por ajo mund të rrezikojë paqen në planin afatgjatë.

Marrë me shkurtime / “The Conversation” – Bota.al

Back to top button