Prej këtu, deri tek skenari politiko-strategjik, skenari është i parashikueshëm. Prej disa vitesh, në universitetet amerikane, departamentet e shkencave mjedisore marrin financime nga Pentagoni, për studime mbi “luftërat për ujin”… Prej këtu buron edhe mbërthimi i Pekinit pas Tibetit. Në zonën e Himalajeve apo në rrafshnaltat tibetiane burojnë të gjithë lumenjtë e mëdhenj që ujisin Azinë: Yangze dhe Lumi i Verdhë për Kinën, Indusi, Gange dhe Brahmaputra për Indinë, Mekongu dhe Irravady për gadishullin indokinez. Kontrolli i rrafshnaltave tibetiane është njësoj si të zotërosh “rubinetat” e Azisë. Me të gjithë të mirat që vijnë pas: kontrolli i rrjedhës së lumenjve, si dhe energjisë hidroelektrike. Për këtë arsye studiohen skenarët më apokaliptikë nga ana e Pentagonit. Lufta e ardhshme botërore mund të shpërthejë për ujin, në atë pjesë të planetit ku jetojnë tre miliardë njerëz…