Bota

Arkeologët zbulojnë thesare të çmuara në Francë

Disa arkeologë të cilët kanë gërmuar në Abbey të Cluny kanë zbuluar një thesare shumë të çmuar të kohës antike.

Në këtë ndërtesë të vjetër janë gjetur përafërsisht 2.200 monedha argjendi, 21 florinj, 1 unazë floriri me vulë dhe objekte të tjera argjendi,këto thesare i përkasin shekullit të 12-të.

Sipas një studenti të universitetit francez në fillim kur u gjetën ata menduan se ishte bronz por më vonë kuptuan vlerën reale.

“Në fillim menduam se ishte bronz dhe pastaj vumë re se ishte një monedhë. Pastaj vumë re se kishte shumë monedha,”-tha Clarisse Couderc.

Në unazë ishte vendosur një germë që përfaqëson një perëndi apo një perandor të lashtë që daton nga Perandoria Romake. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button