Në vitin 1946, zbulimi rastësor nga ana e 3 barinjve të rinj, të disa dorëshkrimeve, brenda një shpelle, i hapi rrugë një kërkimi që do të sillte zbulimin e mijëra dorëshkrimeve të lashtë në shkretëtirën e Judesë. Dorëshkrimet e Detit të Vdekur formonin librarinë fetare të një sekti apokaliptik hebre, i cili priste fundin e botës në kohën e Krishtit
Në dimrin e 1946-47, tre barinj beduinë zbuluan rastësisht shtatë dorëshkrime pranë Qumranit, në atë që sot njihet si Shpella 1. Ata nuk e dinin, se sapo kishin zbuluar një koleksion të jashtëzakonshëm shkrimesh, që nxirrnin në pah besimet e një sekti fetar, anëtarët e të cilit pretendonin se të gjithë ngjarjet paracaktoheshin prej Zotit.
Ata pretendonin se Zoti e kishte ndarë njerëzimin në dy grupe kundërshtarë: “Bijtë e dritës” dhe “Bijtë e errësirës”. Këto forca luftonin për supremaci, deri në triumfin përfundimtar të “Bijve të dritës”. Kjo fitore supozohej që t’i paraprinte ardhjes së dy Mesiave
Mes viteve 1952 dhe 1956, shumë dorëshkrime të tjerë u gjetën në dhjetë shpella të tjera. Disa ishin palosur me kujdes dhe vendosur në poçe qeramike, pak a shumë si dorëshkrimet e gjetur në Shpellën 1. Megjithatë shumica, sidomos ata në Shpellën 4, ishin në gjendje kaq të varfër dhe të copëtuar, saqë bashkimi i tyre do të kërkonte shumë kohë, përpjekje dhe kujdes.
Por do t’ia vlente, për shkak të sekreteve që përmbanin Dorëshkrimet…
[real3dflipbook id=”726″]