Bota

Armë shkatërrimi në masë: Tani ISIS rekruton kimistë dhe fizikantë

arme

Lajmi shqetësues vjen nga Kryeministri i Francës, Manuel Valls. Pas Amerikës, tani edhe për Europën, ekziston mundësia që terrorizmi islamik të kryejë atentate me armë biologjike, bakteriologjike dhe kimike. Sipas një burimi zyrtar, ata i zotërojnë tashmë.

BE çertifikon riskun, duke botuar kohët e fundit, një dokument të redaktuar në detajet më të vegjël dhe me informacione që flasin për nevojën e rritjes së nivelit të alarmit.

Kjo sepse, sipas raportit, ISIS ka rekrutuar ekspertë dhe teknikë me aftësi kimike, fizike dhe informatike. “ISIS ka rekrutuar qindra luftëtarë të huaj, përfshirë njerëz me njohuri specifike në fizikë, kimi dhe informatikë. Këta janë në gjendje të ndërtojnë armë vdekjeprurëse me mjete të thjeshta në dispozicion”. Janë këto fjalët e Beatrix Immenkamp, analiste politike e parlamentit europian, që ka kontribuar në raport.

Rreziku qëndron në faktin që terroristët mund të përdorin substanca si: sarina, ricina apo antraksi dhe që ata zotërojnë tashmë armë, “edhe bërthamore”. Vitin e kaluar, thotë raporti, ka patur 150 raste të sinjalizuar trafiku produktesh “bërthamore”.

Të dhënat e shërbimit të fshehtë CBRN dhe Interpolit demonstrojnë shembuj të shumtë të përpjekjeve për të siguruar, kontrabanduar apo përdorur materiale të këtij lloji. Në 10 faqet e raportit, ka edhe një paralajmërim për faktin që qytetarët europianë nuk po vlerësojnë, apo nuk janë të vetëdijshëm për mundësinë që terroristët mund të përdorin armë të këtij lloji./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button