Murinjo-Guardiola, dueli intrigues i Manchesterit:
“Nuk jam më i miri në botë, por nuk mendoj se ka më të mirë se sa unë”. As edhe Napoleoni nuk do të ishte shprehur kështu. Eshtë kjo gjë që i çmend kundërshtarët e tij: fakti që dyshimet nuk penetrojnë kurrë mespërmes qenies së tij. I tiji është pothuaj një karakter psikiatrik, por nëse përpiqesh ta kuptosh, nëse përdor racionalitetin, të bën të çmendesh edhe ty
Ai është kapiteni Achab, i bindur se bota është e mbushur me Moby Dick. Ai dëshiron detin, komandën e anijes, preferon dallgët e larta, balenat, piratët, stuhitë. Dhe nuk dëshiron që të ketë një horizont për “tjetrin”, spanjollin, kaq i mirë, kaq i drejtë. E kemi fjalën për Hoze Murinjon, 53 vjeç, duelanti i përjetshëm. Ai kundër të gjithëve. Ai është i fiksuar, dhe ai do të fiksojë të gjithë. Ushqehet me prenë e tij. E do të burgosur. Nëse nuk ka balena, ai i krijon vetë. Retë e tij shndërrohen në qiellin që qëndron mbi kryet e të jerëve. Nuk dëshiron të jetë njerëzor, i dhembshur, i arsyeshëm. Nuk fitohet me kompromis, por me teprim. Ai shtrëngon, i jep fund presë, krijon zbrazëti. Konsumohet, por mbi të gjitha konsumon.
Të bind se nuk je asnjëherë i lodhur, se pika e fundit e djersës tënde nuk mjafton. Rebelimi nuk është …
[real3dflipbook id=”1268″] |