Enciklopedike

Arratia e çuditshme e Xhon Dillinger, Armikut Publik Nr. 1

Ndërmjet 21 qershorit 1933 dhe 30 qershorit 1934, Xhon Herbert Dillinger kreu 12 grabitje të bankave së bashku me një grup të njohur si banda e Dillingerit, apo banda e terrorit. Më 15 janar 1934, ai më në fund u arrestua dhe u fut në burgun  “Pika e Kurorës”. Megjithëse ngjarjet që ndodhën më 3 mars janë ende të hapura për debat, dosjet e FBI tregojnë qartë se ai krijoi një pistoletë të rreme nga një patate me një brisk. Pasi trembi me pistoletë 33 roje dhe të burgosur, ai i mbylli ato në qelitë e tyre, dhe në dollapë. Së bashku me një të burgosur tjetër, ai mori dy automatikë, shembi një mur dhe grabiti veturën private të një sherifi. Të dy më pas kaluan mespërmes 50 rojeve, të cilët ishin të vendosur posaçërisht për ta mbajtur atë brenda. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button