Covid19

Arrestohet ministri i Shëndetësisë në Bolivi, falsfikoi blerjet e ventilatorëve ndaj koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë në Bolivi është arrestuar nën dyshimin e korrupsionit në lidhje me blerjen e tepërt të ventilatorëve për të luftuar COVID-19 para se të pushohej nga Presidenti i përkohshëm Jeanine Anez.

Marcelo Navajas u arrestua nga policia në La Paz, një ditë pasi Anez urdhëroi një hetim për blerjen e dyshimtë. Dy zyrtarë të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë u arrestuan gjithashtu.

Anez po përballet me këtë skandali kur ka vetëm gjashtë muaj në pushtet si dhe një valë të ashpër kritikash për trajtimin e saj të krizës./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button