Bota

Arrestohet vëllai i Clintonit

Screen Shot 2016-06-06 at 22.50.10Kunati i kandidates kryesore për president të SHBA-ve nga Demokratët, Hillary Clinton, Roger, është liruar nga një burg në Kaliforninë jugore të hënën pasi u arrestua nën dyshimin e ngasjes nën ndikim të substancave të ndaluara.

Roger Clinton, 59-vjeç, u lirua nga burgu Redondo Beach pasi pagoi kaucionin prej 15,000 dollarësh, ka thënë në një intervistë telefonike për Reuters, zëdhënësja e policisë së Redondo Beach. Ai pritet të dalë në gjykatë më 2 shtator, transmeton Koha.net.

Policia nuk ka pranuar të konfirmojë se personi i arrestuar është i njëjti Roger Clinton i cili është gjysmë-vëllai i ish-presidentit Bill Clinton.

Nuk është kjo hera e parë që Roger Clinton është bërë lajm. Bill Clinton, në ditën e tij të fundit në zyrë, e kishte falur atë për një dënim për drogën në vitet e 1980-ta.

Policia në Redondo Beach kishte ndaluar Roger Clintonin, nga Torrance, California, pasi departamenti policor kishte pranuar një telefonatë rreth orës 19:20 të dielën për një shofer me gjasë nën ndikim të alkoolit që po udhëtonte në autostradën Pacific Coast në një mënyrë të çoroditur, ka thënë policia në një komunikatë për media.

Më pas, siç thekson komunikata, është konstatuar se Clinton ka qenë duke vozitur i dehur dhe për pasojë është arrestuar.

Leave a Reply

Back to top button