Sport

Arrihet marrëveshja, Ançeloti tek napoletanët

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi nga klubi dhe Karlo Ançeloti do të bëhet trajneri i ri i Napolit.

Trajneri i famshëm ka biseduar mbrëmjen e djeshme me presidentin Aurelio De Laurentis dhe sot paradite është takuar sërish me të, por edhe me drejtorin sportiv Xhuntoli.

Mediat në Itali raportojnë se është arritur marrëveshja, si në aspektin financiar, edhe në atë teknik, pasi ish-trajneri i Milanit, Realit e Bajernit ka marrë garanci se ekipi aktual nuk do të shpërbëhet dhe do të afrohen emra cilësorë.

Një kthim në stol për Ançelotin, që kishte kohë që priste projektin e duhur, pasi refuzoi Milanin dhe kombëtaren italiane.

Me Ançelotin Napoli shpreson të hedhë hapin e madh dhe të fitojë titullin, pasi edhe imazhi i klubit forcohet ndjeshëm dhe lojtarët cilësorë e pranojnë me dëshirë të bashkohen me një kampion Europe si Ançeloti.

Leave a Reply

Back to top button