Arsenal, Milan, Lacio, Nisë: këto janë disa prej ekipeve të mëdha që mund të jenë kundërshtarët e Skënderbeut në fazën e grupeve. Kjo do të mësohet sot në orën 13.00 përmes shortit që do të hidhet në Monako. Skënderbeu është pozicionuar në vazon e katërt.
Në vazon e parë, Skënderbeu do të peshkojë një nga më të mëdhatë e Europës, me Arsenalin, Lionin, dy spanjollet Vilarreal e Atletik Bilbao, pa harruar italianet Lacio e AC Milani si kundërshtarë të mundshëm. Mbyllin grupin Braga, Salsburgu e Kopenhageni. Vështirësia në këtë rast është e madhe, por ekipi korça mund të “ngushëllohet” me të ardhurat që do të përfitonte nga e drejta televizive.
Grupi i dytë i kundërshtarëve të mundshëm të Skënderbeut, me skuadra që janë të njohura e kanë emra të mëdhenj. Marsejë, Real Sociedad, Austria e Vjenës, Herta e Berlinit, Nisa nuk janë ekipe dosido. Megjithatë, edhe në këtë vazo ka kundërshtarë që mund të rezultojnë të kalueshëm në shtëpi.
Kundërshtarët e mundshëm
Vazo 1: Arsenal, Zenit St. Petersburg, Lion, Dinamo Kiev, Vilarreal, Atletik Bilbao, Lacio, AC Milan, Viktoria Plzen, FC Salzburg, FC Kopenhagen, Braga
Vazo 2: Steaua Bukuresht, Ludogorets Razgrad, BATE Borisov, Everton, Jang Bojs, Marsejë, Real Sociedad, Makabi Tel-Aviv, Lokomotiv Moskë, Austria e Vjenës, Herta e Berlinit, Nisa
Vazo 3: Astana, Partizani i Beogradit, Hofenhejmi, Këln, NK Rijeka, Vitoria Guimaresh, Atalanta, Zulte Uaregem, Zoria Luhansk, Rozenborg, Sherif Tiraspol, Hapoel Ber-Sheva
Vazo 4: Apollon Limasol, Bashakshehir, Koniaspor, Viteshe Arnheim, Sllavia Pragë, Crvena Zvezda, Skënderbeu, FC Zlin, AEK Athinë, FC Lugano, Vardar Shkup, Ostersunds