Letersi

Arsyeja e vërtetë përse u shkrua “Bashkë me Erën”

screen-shot-2016-10-21-at-09-30-25

I konsideruar tashmë si një nga librat dhe filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, “Gone with the Wind” (Bashkë me erën) është një klasik amerikan. Historianët besojnë se ai ka ndryshuar realisht mënyrën se si ne e shohim historinë kundër luftës. Sidoqoftë, ai s’do të ekzistonte nëse Margaret Miçëll nuk të sëmurej nga artriti në kyçin e këmbës. Në pamundësi për të lëvizur, ajo u bë një lexuese e pangopur. Burri i saj duhet të tërhiqte nga biblioteka të gjitha librat që ajo i kërkonte.

Ai u lodh nga kjo gjë, prandaj një ditë i bleu një makinë shkrimi. Ai donte që ajo të argëtonte veten duke shkruar një libër. I tha me shaka:”Pegi, nëse do një libër tjetër, pse nuk shkruan vetë një libër?”. Dorëshkrimi u bë romani “Bashkë me Erën”. Margaret Miçëll nuk kishte dashur asnjëherë të shkruante ndonjë libër. Kur i vinin miq për vizitë, ajo e fshihte dorëshkrimin nën jastëk apo nën qilim.

Në vitin 1929, kyçi i këmbës u shërua dhe libri kishte përfunduar. Por ajo sërish s’kishte ndërmend ta botonte. Në fakt, libri u votua vetëm 10 vite më vonë. Miçëll u nxit pasi një mik u tall me idenë që ajo mund të arrinte të shkruante ndonjëherë një libër, duke thënë: “Imagjinoni, një budallaqe si Pegi të shkruajë një libër!”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button