Enciklopedike

Arsyeja se përse ndërtesat në Hong Kong kanë vrima të mëdha

Në qoftë se keni vizituar ndonjëherë Hong Kongun me shumë siguri do u ketë rënë në sy që të gjitha ndërtesat kanë vrima, por a e dini arsyen e këtyre vrimave ?

Ndërtesat e larta në Hong Kong kanë zbrazëtira apo vrima. E një gjë e tillë që u ka rënë në sy njerëzve, la lënë shumë pyetje se pse ekzistojnë ose për çka shërbejnë ato zbrazëtira. E prapa kësaj fshihet një bestytni kineze.

Ato që quhen “Dyert e Dragoit”, sipas parimeve kineze të njohura si “Feng Shui”, shërbejnë që dragonjtë të fluturojnë nga malet në ujëra për çdo ditë.
Sipas kësaj logjike, besohet se nëse do tu bllokohej rruga dragonjve atëherë një veprim i tillë do të sjellë fatkeqësi dhe të zeza.
Ndërtesat të cilat nuk i kanë pasur të ndërtuara mirë “Dyert e Dragoit” janë fajësuar se kanë qenë shkaktarë që bizneset afër tyre kanë falimentuar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button