Dejvid Ellën
Askujt nuk i pëlqen të humbasë. (Pesha apo virgjëria janë ndoshta përjashtime). Qoftë kjo një lojë pokeri, dashurinë e një personi tjetër apo një proces zgjedhor, një humbje mund të përjetohet si një njollë e turpshme, e cila nuk do të zhduket kurrë. Ose si një gjendje mjekësore që duhet ta trajtojmë shpejt me një rindeshje ose duke ngrënë ëmbëlsira, ose duke e shpallur procesin të manipuluar.
Por ekzistojnë shumë linja të argjendta në retë e errëta të humbjes, dhe kur i numëroni të gjitha ato, humbja mund të fillojë të duket shumë më shumë si një fitore. Në vitin 1960, Riçard Nikson pësoi një humbje të hidhur e të ngushtë në zgjedhjet presidenciale mes akuzave (nga të tjerët, jo ai vetë) të manipulimit të votave në disa shtete. Por Nikson zgjodhi rrugën më të vështirë:”Unë dua që senatori Kenedi ta dijë, dhe unë dua që të gjithë ju ta dini, se … (nëse) ai do të bëhet presidenti ynë i ardhshëm, do të ketë mbështetjen e përzermërt timen dhe tuajën gjithashtu”.
Ajo qe një lëvizje e llogaritur, që i hapi rrugën zgjedhjes së tij president në vitin 1968. Ai mund të kishte hedhur një lumë akuzash …