Pse është kaq e vështirë, për të mposhtur një armik që nuk do t’ju luftojë, dhe çfarë do të thotë kjo për strategjinë amerikane, nga Shteti Islamik tek Kina
Nga Robert D. Kaplan
Skithianët ishin kalorës nomadë, që dominonin një hapësirë të gjerë, në stepën e Pontikut në veri të Detit të Zi, në Ukrainën e sotme dhe Rusinë jugore, nga shekulli VII deri në shekullin III Para Erës Sonë. Ndryshe nga popujt e tjerë të lashtë, të cilët nuk lanë asnjë gjurmë, skithianët vazhduan të sulmonin dhe tmerronin për një kohë të gjatë shumë popuj, edhe shumë kohë pasi ishin zhdukur.
Herodoti i cilësoi ata si “shkatërruesit e gjithë Azisë”. “Ata jo vetëm që morën haraç prej çdo populli, por gjithashtu kryen bastisje dhe plaçkitën gjithçka që këta popuj kishin”. Napoleoni, duke qenë dëshmitar i gatishmërisë së rusëve për të djegur kryeqytetin e tyre, në vend se t’ia dorëzonin atë ushtrisë së tij, tha mendueshëm: “Ata janë Skithianë!” …
[real3dflipbook id=”232″]