Në botën komplekse të medias dhe politikës, koha është elementi më i rëndësishëm.
Publikimi strategjik i informacionit, veçanërisht lajmeve të cilat janë të pafavorshme, është një art i vërtetë, që e zotërojnë nga qeveritë, korporatat dhe ekspertët e marrëdhënieve me publikun, të ashtuquajturit Spin Doctor-s, puna e të cilëve konsiston pikërisht në përzgjedhjen e ngjarjeve që duhen injoruar, dhe ngjarjeve tek të cilat duhet të shkojë vëmendja e publikut, për të fshehur të parat.
Një nga taktikat më efektive në këtë arsenal është përdorimi i ngjarjeve të mëdha për të fshehur lajmet e këqija.
Duke përfituar nga shpërqendrimi i publikut, organizatat sigurojnë që njoftimet, lajmet e papëlqyeshme, skandalet të marrin vëmendje minimale.
Po cilat janë teknikat e përdorura për të zbatuar këtë strategji, dhe cilët janë disa prej shembujve më të famshëm?
Koha e Publikimit, ose “koshi” i të premtes: “Hedhja e lajmeve pak para fundjavës”
Një manovër klasike në manualin e manipulimit mediatik është “hedhja e lajmeve ditën e premte.” Informacionet e pafavorshme publikohen vonë ditëve të premte, duke përfituar nga fakti që shumica e njerëzve përgatiten për fundjavën dhe janë më pak të prirur për të ndjekur lajmet. Kur vjen e hëna, lajmi shpesh e ka humbur relevancën në sytë e publikut, por edhe forcën e vet.
Në vitin 2017, administrata Trump shpalli disa ndryshime të politikave kontroverse vonë pasdite të premteve. Një shembull ishte shkarkimi i Prokurorit Amerikan Preet Bharara, i cili ndodhi në një të premte mbrëma. Koha e përzgjedhur siguroi që të kishte mbulim minimal mediatik, pasi ciklet e lajmeve në fundjavë dihet fort mirë që janë më të dobëta.
Shfrytëzimi i ngjarjeve më të mëdha
Kur një ngjarje e madhe dominon ciklin e lajmeve, ajo ofron mbulim perfekt për fshehjen e lajmeve të këqija. Fatkeqësitë natyrore, zgjedhjet, kampionatet sportive ose skandalet e njerëzve të famshëm mund të mbulojnë edhe lajmet më të rëndësishme. Në këto raste, kur pritet që të dalë një lajm i cili mund të shkaktojë siklet apo të rëndojë pozita të personave apo qarqeve të caktuara, hidhet në qarkullim nëpërmjet mediave një lajm që në veshët e publikut tingëllon më i fortë dhe më i ndjeshëm, dhe ai merr automatikisht vëmendjen, në dëm të skandalit i cili zbret në renditjen e lajmeve që transmetohen qoftë në edicionet e lajmeve, qoftë në portale.
Gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2020, qeveritë dhe korporatat në mbarë botë publikuan informacione të debatueshme, duke ditur që vëmendja e publikut ishte e fokusuar te kriza shëndetësore. Në Mbretërinë e Bashkuar, një raport mbi dështimin e trajtimit të zjarrit në Grenfell Toëer u publikua në kulmin e mbylljeve të pandemisë, duke siguruar që të kishte vëmendje minimale.
“Dëndja” e publikut me informacione
Një teknikë tjetër e cila përdoret gjerësisht, është publikimi i shumë lajmeve në të njëjtën kohë, duke u dhënë disave prej tyre karakterin e skandaleve, edhe pse mund të mos jenë të tilla. Në disa raste, gërmohen dhe nxirren lajme nga arkivat pikërisht për të shtuar numrin e lajmeve që hidhen në qarkullim. Kjo gjë shkakton një mbingarkesë tek publiku. Kur shpërthejnë disa lajme të ndryshme, për tema dhe personazhe të ndryshëm në të njëjtën kohë, impakti i gjithësecilit prej tyre zvogëlohet, dhe lajmi apo skandali i vërtetë bëhet i padallueshëm nga të tjerët.
Administrata të caktuara, për shembull publikojnë shumë akte dhe njoftime njëri pas tjetrit. Sipas kritikëve, kjo strategji ka për qëllim të ngatërrojë dhe shpërqendrojë si median, ashtu edhe publikun.
4. Fshehja në burokraci
Nganjëherë, lajmet e këqija maskohen brenda raporteve të ngjeshura dhe të ngarkuara me zhargon. Duke e bërë informacionin të vështirë për të kuptuar, organizatat zvogëlojnë gjasat që ai të kapet dhe të analizohet nga gazetarët ose publiku.
Në vitin 2011, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar publikoi mijëra dokumente lidhur me ligjshmërinë e luftës në Irak. Vëllimi dhe kompleksiteti i të dhënave fshehën zbulimet kryesore mbi proceset vendimmarrëse në një oqean gjuhe burokratike.
Shfrytëzimi i skandaleve të njerëzve të famshëm
Skandalet e njerëzve të famshëm shpesh herë dominojnë titujt, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të zbehur peshën e disa skandaleve të vërteta.
Në vitin 1998, gjatë kulmit të skandalit Monica Leëinsky që përfshinte Presidentin Bill Clinton, u shpallën disa vendime të debatueshme politike. Obsesioni i medias me skandalin siguroi që këto politika të merrnin vëmendje të pakët publike.
Por edhe e kundërta ndodh shumë shpesh. Për të ulur impaktin që ka në sytë e publikut, një skandal i mundshëm i njerëzve të famshëm, sidomos kur bëhet fjalë për politikanë, aktorë apo të tjerë aktorë, bashkëpunohet me mediat për të krijuara apo nxjerrë nga arkivat ngjarje, të cilat vishen me një petk “skandali”. Fjala vjen, shkëputen ngjarje të cilat kanë lidhje me sektorë që kanë ndjeshmëri të lartë për njerëzit, siç është shëndetësia, dhe ato hidhen më pas në qarkullim për të fshehur skandalet e vërteta.
Botimi gjatë festave
Festat publike dhe periudhat festive, si ato të fundvitit janë kohë ideale për të fshehur lajmet e këqija, por edhe për të nxjerrë më shumë në pah lajme që godasin personazhe të caktuara. Gjatë këtyre periudhave, redaksitë e lajmeve punojnë me staf të zvogëluar dhe vëmendja e publikut përqendrohet larg ngjarjeve aktuale.
Koordinimi me Kriza Globale
Krizat e mëdha globale, si luftërat ose pandemitë, ofrojnë një mbulim të vazhdueshëm që ndihmon shumë për fshehjen e lajmeve të këqija. Këto kriza dominojnë titujt për javë ose madje muaj, duke krijuar një terren pjellor për publikimin e informacionit të pafavorshëm.
Gjatë krizës financiare të vitit 2008, disa korporata shpallën pushime masive nga puna dhe bonuse ekzekutive, duke ditur që vëmendja e publikut ishte e konsumuar nga kriza ekonomike.
Titujt mashtrues
Duke krijuar tituj mashtrues ose duke kornizuar historitë në një mënyrë të caktuar, organizatat mund të zvogëlojnë aspektet negative të një njoftimi. Kjo teknikë nuk fsheh domosdoshmërisht lajmet, por siguron që ato të perceptohen në një dritë më pak kritike.
Në vitin 2015, skandali i Volksëagen për “Dieselgate” fillimisht e parashtroi çështjen e emetimeve të kompanisë si një defekt teknik të vogël. Titujt mashtrues vonuan zemërimin e publikut deri sa skandali u zbulua plotësisht.
Botimi pas një krize
Nganjëherë, organizatat ose qeveritë presin deri sa kulmi i një krize të ketë kaluar përpara se të shpallin lajmet e tyre të këqija. Duke ndjekur fundin e një zhurme mediatike, ata sigurojnë që njoftimi i tyre të humbasë në atë që ka mbetur prej saj. Në vitin 2009, skandali i shpenzimeve të deputetëve në Mbretërinë e Bashkuar dominoi titujt për javë. Në mes të trazirës, disa deputetë shpallën dorëheqjet, duke siguruar që të kishin analizë minimale.
Përdorimi i rrjeteve sociale për të zbutur vëmendjen
Me rritjen e mediave sociale, organizatat e caktuara dhe mediat mund të publikojnë postime tërheqëse ose të diskutueshme për të shpërqendruar vëmendjen nga lajmet e pafavorshme. Përmbajtja virale mund të dominojë shpejt bisedat, duke shtyrë tema të tjera në radhën e dytë a të tretë. Sidomos dalja e tiktokut dhe formati që ai ofron është një mënyrë e përdorur shumë për manipulimin e mendjeve të publikut. Vetë natyra e tij, ku pamje apo ngjarje shkëputen nga konteksti dhe u vendosen tituj manipulues, e bën tiktokun një mjet tejet dobiprurës për këtë qëllim.
Gjatë skandalit Cambridge Analytica të Facebook-ut, ekipi i PR i kompanisë e mbushi platformën me histori pozitive dhe njoftime të veçorive të reja të rrjetit social, duke shpërqendruar vëmendjen nga kriza që po ndodhte.
Teknikat e përdorura për të fshehur lajmet e këqija janë të sofistikuara dhe bazohen në një kuptim të thellë të psikologjisë së njeriut dhe dinamikës mediatike. Duke përcaktuar si duhet dhe me saktësi kohën e botimit, duke shfrytëzuar ngjarjet e mëdha dhe mbingarkuar publikun me informacione, organizatat mund të zvogëlohet ndjeshmëria përballë lajmeve të këqia.
Ndërsa këto taktika mund t’u shërbejnë qëllimeve afatshkurtra, ato shpesh gërryejnë besimin në planin afatgjatë.