Enciklopedike

Artisti, të cilit i mungon një pjesë e trurit

Screen Shot 2015-05-02 at 21.06.14

Jon Sarkin, një 35 vjeçar kiropraktor, ishte duke luajtur golf një ditë kur diçka e çuditshme i ndodhi brenda në kokë. Një nga enët e gjakut filloi të lëvizte dhe në fund i shtypi nervin e dëgjimit, duke i shkaktuar një rast shurdhimi tinnitus. Duke shpresuar për ta kuruar gumëzhimën e pandërprerë, Sarkin iu nënshtrua një lloji të çuditshëm operacioni në 1989-ën. Doktori i tij veçoi nervin dhe kapilarin me një copë Teflon, por fatkeqësisht i shkaktoi një goditje masive ne tru.

Kur Sarkin u zgjua javë më vonë, ai zbuloi se i mungonte një pjesë e trurit të tij. Për shkak të goditjes, doktorët kishin prerë një copë nga ana e majtë e trurit të Sarkinit, duke i shkaktuar një ndryshim total të personalitetit. Papritur, Jon-i kishte një dëshirë të madhe për të vizatuar, një nxitje që e konsumoi totalisht jetën e tij. Kur ai u kthye në klinikën e tij të kiropraktikës, ai skicoi piktura jo sistematike midis pacientave, duke shkarravitur kot forma të çuditshme, kaktuse dhe fytyra të çuditshme. Gjatë vaktit të darkës, ai do të ndalonte së ngrëni për të mbajtur shënim idera që buisnin në trurin e tij. Doli se Joni ishte duke provuar një gjendje e çuditshme të quajtur “një prodhimtari artistike e papritur”, e cila është kaq e rrallë saqë doktorët kanë regjistruar vetëm tre raste të shkaktuara nga dëmtimet në tru. Sidoqoftë, ky dëmtim i trurit do t’i bënte shumicën e artistëve, “të digjen” nga xhelozia.

Në vitin 1993, Sarkin shiti tetë nga pikturat e tij tek The New Yorker, e ndali biznesin e tij, dhe hapi një studio artistike. Qysh atëherë, puna e Jon-it është shfaqur në New York Times dhe në The Boston Globe. Historia e tij u ble nga kompania e produksionit e Tom Cruise-it, dhe ai ishte subjekt i një libri të shkruar nga një autor fitues i çmimit Pulitzer. Nëse juve doni të blini një nga veprat e Jon-it, duhet të jepni më shumë sesa $10,000 për kanavacë. Ndërkohë që efektet anësore të goditjes në tru vazhdojnë, kjo gjë është me shumë fitime. /Bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close