Lady Gaga zgjodhi personazhin e Eduard Duargërshërës për Halloween këtë vit.
Këngëtarja e Bad Romance veshi një xhaketë të bardhë, çizme të larta, një paruke dhe sigurisht duart prej gërshëre të personazhit. Një ekip i tërë u përpoq ta bëjë Lady Gagan të duket si personazhi i famshëm i Tim Burton. Artistja postoi fotografi në instagram, me shënimin: Kush do një qethje? / Bota.al