Bota

As nuk ju shkon ndërmend fjala më e kërkuar në Google. Dhe nuk është koronavirusi

Messi “mbret” i Google. E ardhmja e Lionel Messit ka bërë kurioz botën mbarë, që prej ditës kur ylli argjentinas doli hapur dhe kërkoi largimin nga Barcelona, nëpërmjet një letre ku i kërkonte klubit katalan aktivizimin e klauzolës që lejon prishjen e kontratës para kohe. Gjithçka konfirmohet nga të dhënat e motorit më të madh kërkimor në botë, “Google”, sipas të cilit emri i Messit është kërkuar më shumë herë se çdo fjalë tjetër, veçanërisht që prej të martës në mbrëmje.

Kërkimet për emrin e Messit dhe fjalën “burofax” kanë lënë pas edhe fjalën më të kërkuar të muajve të fundit “koronavirus”, që prej kohësh kryesonte renditjen e fjalëve më të kërkuara në motorin kërkimor “google”. Kujtojmë që burofax-i është një mënyrë shumë zyrtare komunikimi, të cilën Messi e zgjodhi për të njoftuar Barcelonën se ka ndërmend të ndërpresë kontratën dhe dokumenti mund të përdoret edhe si provë në ndonjë proces të mundshëm gjyqësor.

Leave a Reply

Back to top button