Bota

Assange: NSA ka përgjuar edhe shefin e diplomacisë gjermane, Steinmeier

Screen Shot 2015-07-23 at 16.34.37Përveç kancelares gjermane Angela Merkel, në listën e zyrtarëve të lartë gjermanë të cilët i ka përgjuar Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) gjendet edhe shefi i diplomacisë gjermane Frank Walter Steinmeier, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Wikileaks, i njohur për publikimin e informacioneve anonime dhe sekrete mbi aktivitetet e NSA-së, pasi që objekt i përgjimeve ishte kancelarja Agnela Merkel, NSA ka përgjuar edhe Ministrin gjerman Steinmeier, i ngarkuari me punë në ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe së paku 20 zyrtarë të lartë gjermanë.

Siç shkruan gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”, NSA ka filluar së përgjuari bisedat telefonike të Steinmeier, i cili ishte në pozitë të Ministrit të Jashtëm edhe në Qeverinë gjermane nga viti 2005, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në SHBA-të.

Burimet e njëjta pretendojnë se Steinmeier ishte përgjuar gjatë bisedës së tij, të caktuar me protokol mbi vizitën zyrtare në SHBA, të cilën e bëri në Gjermani, kur kishte theksuar se vizita kaloi mirë.

Gjithashtu në raport është cituar edhe një pjesë e bisedës kur flitet se Steinmeier ndodhet nën presidonin e mediave për shkak të avionëve të CIA-së të cilët në atë kohë fluturonin mbi Gjermani.

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel” javën e kaluar shprehu gatishmërinë që me kërkesë të institucioneve gjermane të paraqesë të gjitha njohuritë dhe dokumentet që flasin për përgjimet e NSA-së ndaj kancelares Merkel dhe Zyrtarëve të tjerë gjermanë.

“Posedojmë dokumente që flasin mbi përgjimin e politikanëve gjermanë, veçanërisht kancelares Merkel dhe ministrit të Jashtëm Steinmeier. Përveç kësaj kemi edhe listën ku ndodhen 56 persona, zyrtarë të lartë të afërt me kancelaren. Nuk mund të japim burimet tona, por mund të provojmë vërtetësinë e tyre”, ka thënë Assange.

Leave a Reply

Back to top button