Bota

Atentatet e Parisit. Nëntë ditë më vonë, ka ende pika të errëta

Komandoja e katërt, roli i Abbaaoud dhe Salah, dinamika, identiteti i kamikazeve: të gjithë pyetjet ende pa përgjigje, nëntë ditë pas sulmeve terroriste në kryeqytetin francez. Tingëllon pothuaj një paradoks, por hetuesit janë të bindur: pavarësisht bilancit tragjik të 13 nëntorit, mund të shkonte vërtetë shumë më keq

Screen Shot 2015-11-22 at 16.49.06

Xhamia e vëllazërisë së Aurbevillers dallohet vetëm nga shkrimi mbi një mur të gërvishtur. Dje, agjentët e shërbimeve të sigurisë kanë mbërritur në sallën e faljeve për të marrë në pyetje çdo besimtar. Pikërisht këtu, përballë Hasna Ait Boulachen, kamikazi që nuk ishte i tillë, priti kushëririn e tij, Abdelhamid Abbaooud pas sulmeve. Të dy gjetën vdekjen në aksionin e policisë në Saint-Denis, bashkë me një tjetër person ende pa emër. ADN e tij është izoluar. Por rezulton i panjohur në arkivin kombëtar të gjurmëve gjenetike. Nuk i korrespondon asnjë personi të dënuar apo marrë në pyetje në Francë. Një tjetër mister. Kanë kaluar tashmë nëntë ditë. Por ka ende shumë pikëpyetje mbi rolin e secilit terrorist, për lëvizjet e tyre, madje edhe për identitetin e tyre.

  1. Kush është kreu që koordinoi tre sulmet?

Abbaaoud ka patur një rol themelor në organizimin e sulmeve. Por edhe ai është udhëhequr nga një epror i drejtpërdrejtë i ISIS, që i ka ofruar kontaktet dhe koordinatat për të lëvizur në një qytet që nuk e njihte, ku nga sa rezulton, nuk kish qenë pothuaj asnjëherë. Hetuesit e kanë pikasur, është njeriu të cilit iu dërgua mesazh “jemi gati” në celularin që u gjet në një kosh. Shumë dyshime konvergojnë, edhe për një përfshirje aktive edhe të Fabien Clain, frymëzuesi i sulmit në Tuluzë në mars 2012, kur një dishepull i tij vrau tre ushtarë dhe katër civilë me origjinë hebraike. Mendohet që të jetë kthyer në vendlindje të paktën një herë, në shkurt të këtij viti.

2. Kush është i treti i vdekur në blicin e Saind Denis?

Abbaaoud u vra nga snajperët. Vdekja e kushërirës së tij u shkaktua nga shpërthimi i xhupit të personit të tretë që ndodhej në Saint Denis. Deduksioni logjik i hetuesve është që bëhet fjalë për një anëtar të komandos së të premtes, 13 nëntor, ende i panjohur, i vendosur që të kishte të njëjtin fund si shokët e aksionit. Në apel mungojnë ende dy terroristë, po të marrësh të mirëqenë që komando përbëhej nga tetë vetë, ashtu si thotë dhe Clain në mesazhin ku merr përsipër sulmin. Gjithcka vërtitet përreth këtyre tre emrave që mungojnë. Në blicin e Saint Denis u shoqëruan shtatë vetë, por të gjithë u liruan. I vetmi ende në burg është pronari i banesës. Në fund u zbulua se ishte i kërkuar për vrasje në tentativë.

3. Cili ishte roli i vërtetë i Abbaaoud?

Gjurmët digjitale të Abbaaoud u zbuluan në një kallashnikov që u gjend në makinën Seat ngjyrë e zezë, e përdorur për sulmin në restorante, në të cilën udhëtonin Brahim Abdelsam, i cili u hodh në erë në një bar të bulevardit Volter, dhe një tjetër kamikaz i panjohur. Të premten, në 22.14, një orë pas uslmeve, një telekamerë e ka regjistruar në metronë e Montreuil, ku u gjet makina. Policia thotë se mund të ketë qenë njeriu në timon. Edhe ai duhej të vdiste në atentat. Më pas, i mungoi logjistika. Për këtë arsye i telefonoi kushërirës. I panjohur vendi ku kaloi natën e parë. U zbulua se shtëpia në Aulnay-sous-Bois, e nënës së Hasna Ait Boulachen u vizitua dhe boshatis nga persona të ardhur prej Belgjikës, pak përpara mbërritjes aty të policisë. Ajo ndodhet pak kilometra larg nga Montreuil.

4. A ekzistonte apo jo një komando e katërt?

Salah Abdeslam ishte në timonin e Renault Clio, që u gjend në lagjen 18, e vetmja lagje nga ato të përmendura nga ISIS, që nuk u godit nga sulmet e të premtes. Tashmë është e sigurtë se bëhet fjalë për veturën prej ku dolën tre kamikazet e Stade de France. Në makinë u gjet një adresë. «Roissy-Saint Martin-Republique». Emri i parë është ai i vendit ku ndodhet aeroporti me emrin Charles de Gaulle. I bashkuar me të tjerët, përbën një vijë që bashkon me periferinë, me vendin e sulmeve. Por është e vërtetë se pasi la makinën, celulari i tij u gjet në zonën e Chatillon-Montrouge, faza e parë e një rrugëtimi rastësor që në fund e çoi në Belgjikë, me ndihmën e miqve të tij. Nuk ka siguri, përveç sjelljes së çuditshme të Abdeslamit.

5. Cfarë ndodhi gjatë sulmit në Stade de France?

Tre kamikazët janë hedhur në erë larg prej kundërshtarit të tyre, në një vend gjysmë të shkretë, ku po ndodhte ndeshja Francë-Gjermani. Hipoteza më e mundshme lidhet me padijen e terroristëve për kontrollet në stadium, që vonoi hyrjen e tyre. Dy prej tyre kishin bërë një rrugë të përbashkët, duke hyrë në Europë duke u përzierë me refugjatët që vinin nga greqia. Si të ishin një komando më vete, e ndarë nga të tjerat. Dhe seria kronologjike e shpërthimeve të kamikazeve autorizon të mendohet se bëhet fjalë për një orë të bashkërenduar mes tyre për martirizimin. Tingëllon pothuaj një paradoks, por hetuesit janë të bindur: pavarësisht bilancit tragjik të 13 nëntorit, mund të shkonte vërtetë shumë më keq./Corriere della sera

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button