Bota

Atentati, largimi, pikasja dhe vrasja e vrasësve të Kalifornisë. Terrorizmi, një nga pistat kryesore

Screen Shot 2015-12-03 at 07.52.19

Të fundit:

  • Dy të dyshuar u vranë nga policia e San Bernardinos pas një shkëmbimi zjarri
  • Syed Rizvan Farook, 28 vjec dhe Tashfeen Malik, 27 vjec, u vranë pas një përplasjeje me policinë
  • POlicia thotë se 14 vetë gjetën vdekjen dhe 17 u plagosën pasi të dyshuarit hapën zjarr në Qendrën Rajonale Inland
  • Shefi i Policisë së San Bernardinos, Jarrod Burguan, tha se të dyshuarit, një burrë dhe një grua, ishin veshur me rroba ushtarake gati për sulm dhe ishin të armatosur rëndë
  • Një person i tretë është ndaluar dhe një i katërt besohet të jetë në arrati
  • Mendohet se e gjitha nisi pasi njëri prej personave të armatosur pati një grindje në një festë krishtlindjesh në Qendrën Rajonale Inland
  • Nuk dihet nëse u largua vetë apo u dëbua nga festa, por burimet thonë se u kthye i armatosur rëndë

Janë vrarë dy nga tre vrasësit përgjegjës për sulmin në qendrën sociale për persona me aftësi të kufizuara në San Bernardino të Kalifornisë, për të cilët ende nuk dihet motivi, por që sipas FBi mund të bëhet fjalë për terrorizëm të brendshëm. Dy vrasësit, një burrë dhe një grua, të armatosur rëndë, kanë hapur zjarr në një sallë të një feste Krishtlindjesh duke qëlluar për 30 sekonda, duke u ndalur për të rimbushur armët dhe më pas, duke goditur sërish.

Më tej janë larguar me një makinë fuoristradë të zezë, ndërkohë që në vendngjarje ndërhynte policia lokale dhe skuadrat e zjarrfikësve, të cilët janë marrë me një pako të dyshimtë dhe më pas gjetën eksploziv brenda saj.

Agjentët e policisë kanë marrë më pas një sinjal që i ka cuar tek një adresë në qytezën e Redlands, në kontenë e San Bernardinos, ku ishte parë makina e zezë.

Dhe kanë nisur kështu një ndjekje, pamjet e të cilës janë transmetuar direkt në televizion. Ka patur shkëmbime zjarri mes vrasësve dhe policisë, të cilët kanë hedhur nga dritaret e makinës disa tuba eksplozivë. Makina e vrasësve ishte bërë shoshë nga plumbat, ndërkohë që policia rrethonte zonën. Të dy vrasësit, që kishin njohuri luftimi dhe ishin armatosur me dy pushkë dhe dy pistoleta, gjetën vdekjen ndërsa një e tretë është ndaluar.

“U pa të largohet me vrap nga vendi i ngjarjes dhe po e marrim në pyetje”, ka thënë shefi i policisë së San Bernardinos, Jarrod Burguan. Gjatë përplasjes ka mbetur i plagosur një polic.

Sipas mediave amerikane, njëri prej vrasësve quhet Sayeed Farook, nënshtetas amerikan, ndërkohë që gruaja nuk është identifikuar. Gjatë përplasjes mund të jetë përfshirë dhe vëllai i Farook, por për momentin nuk ka informacione.

FBI kreu një blic në një ndërtesë në Redlands që i përket vrasësve, por edhe në këtë rast nuk ka patur hollësi të mëtejshme. Nuk dihet as motivi. Policia federale nuk përjashton asnjë pistë, as atë të terrorizmit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button