Analiza

“Atëvrasje” në Francë. Mes dramës, seksit dhe thashethemeve

Pak kohë më parë, Fronti Nacional, forca me një rritje të pandalshme, u trondit nga problemet në familjen Le Pen. Babë e bijë “bëhen copë”, ndërkohë që shfaqet brezi i tretë: Marion, 25 vjeç

Screen Shot 2015-06-08 at 12.38.46 PM

Pak kohë më parë, Fronti Nacional, forca me një rritje të pandalshme, u trondit nga problemet në familjen Le Pen. Babë e bijë “bëhen copë”, ndërkohë që shfaqet brezi i tretë: Marion, 25 vjeç

Kur zihen dy vetë, fiton një i tretë. Në këtë rast, ka qenë një psikodramë politiko-familjare me konture ende të paqartë. Një atëvrasje mediatike, më shumë se sa një përplasje breznore: në familjen Le Pen, gjatë muajve të fundit, me të vërtetë “kanë fluturuar copërat”. Ai që del mbi të gjithë është nipi i themeluesit: Marion Le Pen, fytyrë-ëngjëllorja vetëm 25 vjeç, por e cila, që në moshën 22 vjeçare kishte një vend në parlament, deputetja më e re në historinë e Republikës së Pestë. Kandidon, por refuzon mbrojtjen e një veterani në krahun e saj. Dhe merr distancë nga gjyshi.

BKT Reklama

Eshtë një sagë që duhet ndjekur me vëmendje: në lojë nuk është vetëm udhëheqja morale e një partie që udhëhiqet nga një familje, Fronti Nacional, një forcë e cila në zgjedhjet e fundit europiane ishte partia më e votuar në Francë. Në lojë është gara e Le Penit drejt presidencës në vitin 2017. Kur stekat janë kaq lartë, nuk duhet të habitemi me ftohtësinë me të cilën familje hedh tutje babanë, duke e grushtuar në publik. Do të thuhet që, mbi të gjitha në Francë, është gjë e zakonshme që udhëheqësi i ri të eleminojë mentorin, për t’i marrë vendin: e ka bërë Sarkozy me Chiracun, dhe para tij Jospini me MItterandin. Në këtë rast, atëvrasja bën më shumë përshtypje, duke qenë reale dhe jo e sajuar.
Por edhe ajo duhet kuptuar: si strategji për të siguruar votat e të moderuarve, prej vitesh lufton shumë për ta “zhdoganuar” Frontin Nacional dhe për ta bërë më të prezantueshëm. Operacioni është ai i eleminimit, ose të paktën zbehjes, së vulës ekstremiste, raciste, jotolerante, ksenofobe, antisemite dhe homofobe që babai themelues i ka dhënë, dhe vazhdon t’i japë me zell partisë. Dhe pikërisht në momentin më të bukur elektoral, presidenti i nderit 88-vjeçar i partisë, shkon e del në radio dhe deklaron se dhomat e gazit të nazistëve kanë “qenë vetëm një detaj i historisë”. Kalojnë dy ditë dhe Le Peni baba intervistohet nga Rivarol, gazetë e ekstremit të djathtë e dënuar tashmë për antisemitizëm, ku mbron me forcë marshallin Petain. Më pas i përvishet qeverisë aktuale, të “përbërë nga imigrantë dhe bij imigrantësh”, dhe në fund, goditjen finale ia rezervon udhës së re që po ndjek partia e tij, duke e mbushur me kritika. Hapu qiell!

Marine reagon menjëherë dhe i mohon kandidaturën për presidencën e rajonit të Provencës-Alpeve-Bregut të Kaltërt. Në publik, ai e thërret zonjë. Shpall se nuk ka fare ndërmend të heqë dorë nga zgjedhjet lokale dhe që është gati të paraqitet me një listë autonome disidente. Më pas, me zgjuarsi, e “tërheq vetë” kandidaturën.

Madame Le Pen i përgjigjet flakë për flakë dhe nis procedurën për ta dëbuar nga partia. Nuk është e vetmja, që lëshon një verdikt ndëshkimi. “Për Jean Marie Le Pen, është koha të hyjë në muzeun e statujave të dyllit”, deklaron deputeti frontist, Gilbert Collard. “Mosmarrëveshjet tona politike janë tashmë të papajtueshme”, indinjohet zëvendës presidenti i partisë, si dhe shoku i Marisë së divorcuar dy herë.

Bija kundër babait, por edhe babi kundër bijës. “Ndoshta Marine Le Pen uron që unë të vdes. Eshtë e mundur, por nuk duhet të shpresojë për bashkëpunimin tim”, thotë luani i vjetër. Më tej: do të qëndroj në politikë deri sa të vdes. Madje më tekstualisht: “Do të vazhdoj përpara, deri kur bosi të më thërrasë mbrapsht”. Dhe bosi është Zoti i Madh.

Eshtë vetëm fillimi i grindjes. E ka shkruajtur edhe Nju Jork Tajms, duke ngritur pyetjen, se sa kjo “luftë e brendshme rrezikon të varrosë ëndrrën e Marine Le Pen. Siç na e kujton Shekspiri, luftërat për marrjen e pushtetit rrëshkasin gjithmonë në dramë”.
Në dramë, por edhe në thashethemnajë, nëse duam të zhdramatizojmë. Në mënyrë indirekte e konfirmon edhe Nicola Cenga, në librin e tij “Fronti Nacional, nga Jean Marie tek Marine Le Pen. Autori shkruan: “Feminiliteti i Marine është mashullizuar për shumë kohë nga mediat dhe ajo është përshkruar si burrnore dhe vulgare”. Sa për figurën e Le Penit baba, autori kujton se si në biografitë e tij “ka mbizotëruar gjithmonë kurioziteti për skandalin në punët e tij private, se sa për udhëheqësin”. E kuptueshme, po të kesh parasysh dobësitë e shumta të shefit, dashurinë e tij për luksin, trashëgiminë e kontestuar disamiliardëshe, që iu akordua atij nga një mbret i ndërtimeve, prirjen për t’u lidhur gjithmonë ai, i lindur i varfër, me gra të pasura. Por mbi të gjitha, historitë që kanë patur si shkak sjelljen e bashkëshortes së parë, Pierrette, nëna e tre fëmijëve të tij, më e vogla pikërisht Marine.

Pierrette Lalanne, një zonjë bionde me një fizik fantastik, lë burrin sepse dashurohet me një gazetar i cili kishte trokitur në derën e Le Penëve për të shkruajtur një biografi të udhëheqësit. Një ndarje shumë e mediatizuar, me Pierrette që bënte zbulime të tipit: bashkëshorti im është një shmangës taksash, ka një llogari të fshehtë në Zvicër, është racist. Zonja nuk mjaftohet, boton në Playboy edhe fotografi pothuajse lakuriq. Tre bijat nuk i flasin për pesëmbëdhjetë vjet, pastaj e falin. Disa thashetheme kanë dalë edhe për martesën e vajzës së dytë, Yann, e cila u lidh me një eksponent të Frontit Nacional, i cili e la për një grua me ngjyrë.

Yann është nëna e Marion Maréchal-Le Pen, deputete, e kandiduar befasisht duke zëvendësuar gjyshin në krye të listës, me miratimin edhe të tezes. Babai i saj biologjik nuk është Samuel Maréchal që i ka dhënë emrin, por Roger Auque, gazetari që u mbajt peng për një vit nga Hezbollahu libanez në vitin 1987.

Cfarë grinte që ka Marion. Shumë më tepër nacionaliste-identitare, shumë më tepër anti- imigrante, se sa tezja. “Kur të vijmë ne, do ju bëjmë vërtetë keq”, u tha disa gazetarëve. Eshtë ajo brezi i tretë.

“Il Venerdi” – Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button