Angela Merkel po lëkundet, bashkë me shumicën e saj në qeverisje? Duelet e vazhdueshëm në Europën e masave të shtrëngimit po i lodhin aleatët e qeverisë. Izolimi tani mund të trokasë edhe në derën e saj. Pasi ka mbetur e vetme në Europë, mund t’i ndodhë e njëjta gjë edhe në Berlin. Nëse i jep ndihmë Greqisë me të tjera miliarda euro, sipas Bild, qeveria mund të shpërbëhet pasi do të jetë fundi i koalicionit. Sinjali i parë i alarmit ka të bëjë me pozicionin e vetë deputetëve të CSU. Kristian socialët e Bavarisë janë gati të votojnë kundër.
Nëse kancelarja do të humbiste shumicën nuk do të ishte e detyruar të jepte menjëherë dorëheqjen, pasi nuk parashikohet nga ligji gjerman, por gjithësesi do të ishte një prej rasteve shumë të rrallë ku një kancelar qëndron në detyrë edhe pse nuk ka numrat. Në shkurt, në lidhje me Greqinë, 29 deputetë të CDU-CSU kishin votuar kundër. Dhe 109 pro, por me rezerva. Pra, Frau Merkeli, përballë Partenonit, luan të ardhmen e saj. /Bota.al