Më shumë se një milion australianë shkarkuan një aplikacion për gjurmimin e COVID-19 gjatë një ditë të vetme, deklaroi qeveria.
Aplikacioni i gjurmimit, COVIDSafe, përdor Bluetooth për të regjistruar kur përdoruesit kanë qenë në kontakt me të tjerët që e kanë instaluar aplikacionin.
Nëse një përdorues rezulton pozitiv për koronavirus, autoritetet, me lejen e përdoruesit, mund të përdorin aplikacionin për të ndihmuar në përcaktimin se kush ka qenë në kontakt me rastin e konfirmuar.
Zyrtari kryesor mjekësor i Australisë, Brendan Murphy tha se aplikimi ishte pjesë e planit të vendit pas heqjes së masave për distancimin shoqëror.
Ai tha janë bërë mbi një milion shkarkime vetëm brenda një dite, rezultat ky mjaft i kënaqshëm.
Murphy shtoi se ishte një aplikacion “pa rrezik dhe me siguri të lartë”. Qeveria thotë se informacionet janë të koduara./bota.al/