Austria do të rihapë kufijtë e saj me Italinë dhe më shumë se 20 vende të tjera evropiane javën e ardhshme, thanë zyrtarët.
Kjo gjë pritet të lehtësojë tensionet me Romën pasi Vjena veçoi fqinjin e saj jugor për kontrolle të vazhdueshme të lidhura me koronavirusin.
Detajet e vendimit do të përfundohen në një takim mes ministrave që do të mbahet nesër./bota.al/