Covid19

Austria gati të heqë bllokimin e vendit, i rikthehet normalitetit për pak ditë

Austria do të lejojë që restorantet, kafenetë dhe kultet fetare të të rihapapen nga 15 maji, tha sot kancelari Sebastian Kurz.

“Ne po shkojmë më shpejt se vendet e tjera drejt normalitet,” tha Kurz në një konferencë shtypi, sipas Reuters. Ai tha se bizneset e gastronomisë do të rihapen nga 15 maj dhe të qëndrojnë hapur deri në orën 11:00.

Kujtojmë se, Austria veproi herët, duke mbyllur restorante, bare, teatro, dyqane jo thelbësore dhe vende të tjera të mundshme të mbledhjes më shumë se një muaj më parë.

Njerëzive u tha të qëndronin në shtëpi dhe të punonin prej aty nëse ishte e mundur.

Tani është ndër të parat vende që liroi bllokimin e duke lejuar kopshtet dhe dyqanet më pak se 400 metra katrorë të rihapen./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button