Bota

Autoritetet ruse korrigjojnë gabimin: Hiqet arma naziste nga statuja e Kallashnikovit

Punëtorët kanë hequr një ilustrim të një arme të përdorur nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një monument i ri që nderon Mikhail Kalashnikovin, shpikësin rus të automatikut AK-47, tre ditë pas zbulimit të statujës në Moskë.

Skulptori Salavat Scherbakov pranoi gabimin të premten pasi vendasit e inatosur zbuluan se basorelievi metalik prapa statujës së Kalashnikovit përfshinte një imazh të Sturmgevehr 44 (“pushka stuhi”), një pushkë sulmi e përdorur nga forcat naziste në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Një orë më vonë, një punonjës përdori një grirës metali për të hequr ilustrimin e pushkës, sipas agjencisë së lajmeve AFP, duke lënë një vrimë katrore në basorelievin që paraqet armë më pak të njohura të projektuara nga Kalashnikovi, së bashku me AK-47.

Autoritetet ruse e zbuluan statujën e lartë prej shtatë metrash të shpikësit, i cili vdiq në vitin 2013, në qendër të Moskës të martën, në një ceremoni që përfshinte një paradë ushtarake. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button