Një avion i Singapore Airlines i nisur për në Milano mori flakë menjëherë pas bëri një ulje emergjente. Fluturimi SQ368, që u nis sot në 02:05 sipas orës lokale, kishte dy orë në fluturim, kur piloti njoftoi se pati një problem në motorr.
Aeroplani u kthye mbrapsht dhe u ul përpara se motori i djathtë i Boeingut 777 shpërtheu në flakë.
Të 222 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord u evakuuan dhe janë jashtë rrezikut.
“Ne ishim në ajër për rreth një orë, para se të ndienim një erë gazi”, tha për BBC një pasagjer me emrin Chuan.
“Piloti hyri në Intercom dhe tha se ka pasur një rrjedhje të naftës në një nga motorët dhe se ata do të ktheheshin mbrapsht për në në Singapor.”/bota.al