Skuadra e Bajern Mynihut duket se nuk po gjen trajnerin e duhur për të vijuar luftën e saj për titull. Pas shkarkimit të Karlo Ançelotit, drejtuesit nuk po i bind as veterani Jup Heinkes. Sipas prestigjiozes gjermane “Bild”, Thomas Tuchel është shndërruar papritur në favoritin e madh për të marrë drejtimin e Bayern Munich verën e ardhshme.
Jup Heynckes do të qëndrojë në krye të skuadrës bavareze deri në fund të këtij sezoni pavarësisht rezultateve që do të arrijë dhe në këtë mënyrë vitin tjetër drejtimin e Bayern-it do të marrë një trajner i ri. Gjasat janë që në stolin e kampionëve të Gjermanisë të ulet ish tekniku i Borusias së Dortmundit, Thomas Tuchel i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit më të lartë të Bajern-it.