Hua Mulan, është një nga gratë më legjendare të Kinës së lashtë. Historia e saj u përshkrua fillimisht në një poemë të njohur si ‘Balada e Mulanit’. Nuk ka asnjë dëshmi arkeologjike, që ajo ka qenë një person real, por në tekstet e lashta rrëfehen shumë prej akteve të saj heroike. Edhe pse historia e saj është dokumentuar vetëm në letërsi, mbi të mësohet edhe në shkollat e sotme sotme të Kinës.
Në gjuhën kineze ‘Hua do të thotë lule, dhe ‘Mulan do të thotë manjola. Lule manjola, është një nga simbolet e Kinës që nga kohët e lashta. Megjithatë, ka të dhëna të ndryshme në lidhje me origjinën e mundshme të Mulanit, dhe emri i saj i familjes është i paqartë. Në librin mbi historinë e dinastisë Ming, emri i familjes së saj është Zhu, por në historinë e dinastisë Cing është Uei. I vetmi informacion i sigurtë, është se historia e saj është e lidhur me historinë e Kinës së shekullit IV ose V-të pas Krishtit…
[real3dflipbook id=”893″] |