Banka qendrore Britanike tha të enjten se po zgjeron programin e saj të blerjes së bonove me një shtesë prej 100 miliardë paundësh – rreth 125 miliardë dollarë – për të rritur ekonominë e vendit gjatë pandemisë dhe po përpiqet të përmbushë objektivin e saj të inflacionit.
Zgjerimi i së enjtes sjell programin e blerjes së bonove të BOE në një total prej 745 miliardë paundësh, ose 928 miliardë dollarë. Njoftimi vjen ditë pasi Mbretëria e Bashkuar raportoi numra të zymtë të GDP-së dhe ekonomina e Mbretërisë së Bashkuar pësoi një rënie prej 20.4% në prill.
Banka e Anglisë tha që pret që GDP-ja do të fillojë të rikuperohet pas muajit prill, por paralajmëroi që perspektiva e punësimit për tremujorët e ardhshëm mbetet e dobët, duke shtuar se numëri i të punësuarve ka të ngjarë të rritet në tremujorin e dytë.
BOE tha se heqja e kufizimeve, së bashku me njoftimet e fundit shtesë për lehtësimin monetar dhe politikën fiskale, do të ndihmojnë mbështetjen e ekonomisë globale, por se rreziqet mbeten “që nga përhapja e Covid-19 brenda ekonomive në zhvillim deri tek një valë e dytë e cila mund të shkaktojë një përhapje më të lartë infeksioni në ekonomitë e përparuara. ”
Banka mbajti të pandryshuar normat e interesit në nivelin rekord prej 0,1% CNN / bota.al