Sport

Barcelona më në fund po e bën goditjen e dyfishtë

Barcelona është shumë pranë një goditjeje dyfishe. Pozicionet e klubit katalan dhe Borusias së Dortmundit, sipas edicionit online të Mundo Deportivo, në orët e fundit janë afruar shumë në lidhje me transferimin e Ousmane Dembélé. Gjermanët, përballë edhe dëshirës së lojtarit për t’u transferuar në Spanjë, do të përpiqen ta kënaqin. Marrëveshja pritet të mbyllet shumë shpejt.

Sa i përket Jean Michael Seri, konsiderohet vërtetë një hap i Barcelonës. Agjenti i lojtarit nga Bregu i Fildishtë e ka myllur tashmë me katalanasit për katër sezonet e ardhshme dhe transferimi do të jetë zyrtar me t’u arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe Nisës, klub që ka kartonin e mesfushorit të lindur në 1991. Kartoni i tij është vlerësuar 40 milionë euro. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button