Magazine

Bashkimi Sovjetik, ja 25 fakte që janë vërtetë interesante

Nga rrethimi i Leningradit, tek pushtimi i hapësirës. Nga operacioni Barbarosa, deri tek aventurat e Luftës së Ftohtë

Shumë prej nesh kanë mësuar mbi Bashkimin Sovjetik me anë të filmave tejet propagandistike të Hollivudit (alla Rambo III dhe Rocky IV), ku sovjetikët qenë portretizuar si të keq, makina robotike pa ndjenja njerëzore. Megjithatë, e vërteta në lidhje me rivalin më të madh të Amerikës,  qe shumë më e ndryshme. Duke qenë një nga dy superfuqitë e botës për shumicën e gjysmës së dytë të shekullit XX, Bashkimi Sovjetik përparoi paralelisht me Shtetet e Bashkuara në një seri fushash nga teknologjia në shkencë, fuqia ushtarake në sport, dhe nga politika në kulturë. Le të ndjekim më poshtë 25 fakte interesante që ndoshta nuk i dinit për shtetin komunist.

25. Gjatë vizitës së Mikail Gorbaçovit në Angli (dhjetor 1984), gruaja e tij, Raisa, i tha ministrit britanik të Bujqësisë, Majkëll Xhopling se në Bashkimin Sovjetike ekzistonin më shumë se 300 mënyra për të gatuar pataten. Kur zyrtari britanik shprehu dyshimet e tij, ajo premtoi t’i dërgonte një libër kuzhine, gjë që ajo e bëri disa muaj më vonë duke vënë në dukje:”Shpreh keqardhjen pse kam qenë disi e pasaktë:në fakt, ka 500 dhe jo 300 receta për të gatuar pataten”.

24. Kozmonauti Sergei Krikalev ndodhej në hapësirë, kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 26 dhjetor 1991. Ai u ngjit si një qytetar sovjetik, dhe u rrikthye në tokë si një qytetar rus.

23. Një nga armët më të famshme në botë, Kallashnikov, u krijua fillimisht në Bashkimin Sovjetik në vitin 1947, dhe prej atëhere ka qenë në përdorim të vazhdueshëm. Në fakt, në botë ekzistojnë më shumë kopje nga kjo pushkë, sesa të gjitha pushkët e tjera të sulmit të marra së bashku!

22. Ostankino Toëer, është kulla më e lartë televizive në Evropë edhe sot e kësaj ditë, ndërsa qe struktura vetë-mbështetëse më e lartë në botë nga viti 1967 deri në 1976. Ajo e tejkalonte edhe Empire State Building, ndërsa qe një kryevepër e inxhinierisë sovjetike në kohën që u ndërtua. Ajo e mbajti këtë rekord deri ku përfundoi CN Toëer në Toronto të Kanadasë në vitin 1976.

21. Anija e parë kozmike që u ul në një tjetër planet dhe transmetoi të dhënat në Tokë ishte Venera Sovjetike 7. Udhëtimi i saj filloi në 17 gusht 1970, ndërsa anija hyri në atmosferën e Venusit në 15 dhjetor të po atij viti. Pas kësaj, pajisja dërgoi në tokë vetëm 23 minuta të dhëna të dobëta, me sa duket për shkak se që ulur në njërën anë.

20. Me gjithë Luftën e Ftohtë mes dy vendeve, Bashkimi Sovjetik fitoi Oskarin për filmin më të mirë të huaj në 3 raste të ndryshme: ‘Lufta dhe Paqja’ (1968), ‘Dersu Uzala’ (1975), ‘Moska nuk beson tek lotët’ (1980). Megjithatë, shumë rregjizorë sovjetike ishin më të shqetësuar për suksesin artistik se sa atë ekonomik. Kjo ndikoi në realizimin e një numri të madh filmash filozofikë dhe poetike, nga disa nga prej regjizorëve më të mirë-njohur siç ishte edhe Andrej Tarkovski, një nga më të mëdhenjtë e shekullit XX.

19. Laika, ndoshta qeni më i famshëm i shekullit XX-të dhe kafsha e parë e lëshuar në orbitë, u gjet duke u endur në rrugët e Moskës. Shkencëtarët sovjetikë menduan se një qen si Laika do të ishte ideal për misionin e tyre, pasi qe mësuar tashmë me kushtet e të ftohtit ekstrem dhe urisë, në rrugët aspak miqësore të kryeqytetit sovjetik.

18. Operacioni Barbarosa, qe emri i koduar për pushtimin e Bashkimit Sovjetik nga ana e Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, që filloi në 22 qershor, 1941. Gati 95 përqind e të gjitha humbjeve të ushtrisë gjermane në vitet1941-1944, ndodhën pikërisht gjatë atij operacioni.

17. Sovjetikët çliruan Aushvicin, kampin më të madh vrastar të përqëndrimit në janar të vitit 1945. Në fakt, BRSS çliroi më shumë kampe përqëndrimi, se sa pjesa tjetër e aleatëve të marrë së bashku.

16. Logot tek pasaportat sovjetike gërryheshin shpejt, ndërsa Shtetet e Bashkuara përdornin çelikun inoks. Sipas dosjeve të KGB-së, qindra agjentë amerikanë u kapën për shkak pasaportave të rreme “sovjetike”, të cilat kishin stampime të gabuara dhe qenë të një cilësie të dobët.

15. Është vlerësuar se gati 80 përqind e meshkujve sovjetike të lindur në vitin 1923 nuk i mbijetuan dot Luftën e Dytë Botërore. Kjo shaktoi probleme të mëdha ekonomike pas luftës, por Bashkimi Sovjetik e rikompensoi relativisht shpejt atë humbje.

14. Teatrot sovjetike vinin në skenë pjesën “Frutet e revoltës” për të treguar se sa të varfër qenë njerëzit në Perëndimin kapitalist, por më vonë ajo u ndalua, për shkak se qytetarët e cilësonin diçka të mahnitshme që edhe të varfërit në SHBA mund të përballonin blerjen e një makine.

13. Në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në 20 shtator 1963, Presidenti amerikan Kenedi propozoi që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, të bashkojnë forcat në përpjekjet e tyre për të mbërritur në hënë. Kryeministri sovjetik Nikita Hrushov qe gati të pranonte propozimin e Kenedit, por pasi ky i fundit u vra, Hrushov e refuzoi planin, pasi nuk kishte besim tek zv.presidenti Xhonson.

12. Bashkimi Sovjetik ka marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike në vitin 1952. Ai dominoi tabelën e medaljeve në 6 nga 9 paraqitjet e saj në Lojërat Verore, dhe 7 nga 9 pjesëmarrje në Lojërat Dimërore. Atletët sovjetikë fituan në mënyrë të habitshme 1.204 medalje (473 ari) në vetëm 18 pjesëmarrje, dhe mbeten deri më sot kombi më dominues në historinë moderne të lojërave olimpike. Bashkimi Sovjetik dominon ende tabelën e medaljeve në sporte si gjimnastika, mundja, peshëngritja, dhe në vojelboll për meshkuj dhe femrave, edhe 25 vjet pas shpërbërjes së tij.

11. Libri “Aventurat e Sherlok Holmsit” u ndalua në Bashkimin Sovjetik në vitin 1929 për shkak të dyshimeve për “okultizëm”, por libri fitoi popullaritet në tregun e zi së bashku me libra të tjerë të ndaluar, në një kohë që ndalimi u hoq zyrtarisht në vitin 1940.

10. A keni dëgjuar ndonjëherë temrin Stiljagi? Një Stiljagi tipik, qe anëtar i një kundërkulture të rinjsh nga fundi i viteve ‘40 deri në fillim të ‘60 në Bashkimin Sovjetik, i cili dëgjonte muzikën perëndimore dhe vishej si një i ri amerikan apo evropiano-perëndimor. Mediat perëndimore i referoheshin shpesh si beatniks sovjetikë apo hipsters.

9. Edhe pse Bashkimi Sovjetik nuk ishte i famshëm për industrinë e tij të argëtimitt, prodhoi ndërkohë një nga videolojërat më të famshme në histori: Tetris. Ajo është krijuar nga programuesi rus Aleksej Pazhitnov në vitin 1984, ndërsa ishte duke punuar për Qendrën Komputerike Dorodnicin në Akademinë e Shkencave të BRSS në Moskë.

Ai i dha emrin lojës nga fjala greke për numrin 4, tetra (të gjitha pjesët e lojës përmbajnë 4 segmente) dhe tenisit, sportit të preferuar të Pazhitnov. Loja doli në shitje në Perëndim dy vjet më vonë dhe shiti rreth 200 milionë kopje, duke e bërë atë një nga videolojërat më të shitura të të gjitha kohrave.

8. Gjatë një vizite në kompaninë Boing (në Siatëll të Uashingtonit) në fillim të viteve ‘80, shkencëtarët sovjetikë kishin vendosur fshehurazi ngjitës në fund të këpucëve të tyre për të mbledhur mostra të fshehta metalike nga dyshemeja, dhe çdo lloj informacioni tjetër që mundnin. Sipas KGB, misioni i tyre u krye me sukses.

7. A keni dëgjuar ndonjëherë për “ëhite Coke”, versioni alternativ i Coca-Cola amerikane të prodhuar në vitet ’40 të shekullit të kaluar me kërkesë të Georgi Zhukovit, marshallit të Bashkimit Sovjetik? Sovjetikët u njohën me prodhimin e Coca-Colas, gjatë Luftës së Dytë Botërore nga homologu i tyre në Evropën Perëndimore, Komandanti Suprem i Forcave Aleate Duajt D. Ajzenhauer, i cili ishte një fans i kësaj pijeje. Zhukov porositi një Coca-Cola pa ngjyrë që i ngjante vodkës pasi ai e donte shumë atë shije, por u turpërua duke u parë të pinte pijen e famshme amerikane në publik.

6. Vladimir Demikhov ishte një shkencëtar sovjetik dhe pioner në fushën e transplantit të organeve. Shkencëtari kontrovers krijoi të paktën 22 kafshë me dy koka, gjatë kërkimeve

të tij për të përsosur artin e transplantimit. Edhe pse ngjante me shkencëtarin e kohëve moderne, Doktor Moro, puna e Demikhov qe një përpjekje për të kuptuar se si mund të zëvendësohen organet e dëmtuara, apo si të krijohen zëvendësuesit artificialë. Edhe pse ai kujtohet më shumë për krijimin për herë të parë të një “qeni me dy koka” në vitin 1959, studimet e tij do të krijonin përfundimisht terrenin për transplantet e organeve të ngjashme rreth 40 vjet më vonë.

5. Në vitin 1959 Nikita Hrushov nënshkroi një marrëveshje me zv.presidentin e atëhershëm amerikan Nikson, për të ndërtuar fabrikën e parë të vodkës ruse në Shtetet e Bashkuara. Me sa duket ka patur një gjë që sovjetike, të cilën amerikanët e dëshironin aq shumë ta konsumonin edhe gjatë Luftës së Ftohtë.

4. Në Rusinë sovjetike disa të burgosur që kishin frikë për jetën e tyre bënë tatuazhet e Leninit apo Stalinit (ose të dy) në gjoks apo pjesë të tjera të tyre, për shkak se rojet nuk lejoheshin të qëllonin mbi imazhet e udhëheqësve të tyre kombëtare.

3. Kur mendoni mbi fluturimin supersonik, ndoshta mendja ju shkon tek Konkordi. E megjithatë avioni francez nuk qe transportuesi i parë supersonik, dhe sigurisht as avioni i parë komercial që e tejkaloi shpejtësinë e zërit. Vlerësimet shkojnë për Tupolev TU-144, transportuesit i vetëm supersonik i Bashkimit Sovjetik që kreu fluturimin e parë në 31 dhjetor të vitit 1968, në afërsi të Moskës, dy muaj para fluturimit të parë të Konkordit.

2. ‘Bomba e Carit’ është nofka për bombën me hidrogjen AN602, arma më e fuqishme bërthamore e shpërthyer ndonjëherë. Testi i saj në 30 tetor 1961, mbetet një nga shpërthimet më të fuqishme të shkaktuara nga njeriu në histori, duke prodhuar një re në formë kërpudhe 7 herë më të lartë se sa maja e Everestit. Vala goditëse e përshkoi gjithë perimetrin e Tokës 3 herë, ndërsa shkaktoi thyerjen e pjesshme të xhamave të dritareve deri në distanca prej 900 km. Tashmë e dini pse jemi me fat që Lufta e Ftohtë nuk u shndërrua në një “luftë të nxehtë”.

1. Gjatë rrethimit të Leningradit në Luftën e Dytë Botërore, një grup shkencëtarësh sovjetikë paketuan një mori farërash të kryqëzuara dhe i zhvendosën ato në bodrumin e Muzeut Hermitejxh, në një përpjekje për të mbrojtur bankën më të madhe të farërave në botë. Ata refuzuan të hanë ndonjë prej tyre, dhe deri në fund të rrethimit në pranverën e vitit 1944, 9 prej tyre kishin vdekur nga uria. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button