Sport

Bayerni mbret në Europë për “tiki takan”

Screen Shot 2015-03-17 at 22.53.15Efekti Pep Guardiola ka bërë të vetën edhe te Bayerni i Mynihut që pa trajnerin spanjoll nuk shquhej si një skuadër që e bazonte lojën e saj te zotërimi dhe qarkullimi i tepërt i topit.

Stili i famshëm tika-taka që përdor Guardiola e ka shndërruar Bayernin në skuadrën e parë në kampionatet europiane që mban për më shumë kohë kontrollin e topit gjatë një ndeshjeje. Në Bundesligë kampionët e Gjermanisë gjatë këtij sezoni kanë një mesatare ta mbajtjes së topit prej 71% më shumë se kushdo tjetër në Europë. Menjëherë pas bavarezëve pozicionohet Barcelona që në 27 takime të La Ligas e ka pasur kontrollin e topit për 70% të kohës. Në vendin e tretë përsa i përket skuadrave që mbajnë më shumë kontrollin e topit ndodhet Paris Saint Germain.

Kampionët e Francës të cilët u mundun nga Bordeaux në sfidën e fundit të kampionatit gjatë këtij sezoni e kanë mbajtur topin për 64 % të kohës. Është Roma skuadra e parë që përfaqëson Serinë A në këtë klasifikim special. Verdhekuqtë e Rudi Garcias pozicionohen në vendin e 4-t me një mesatare prej 62% të kontrollit të topit për ndeshje. Manchester United dhe Manchester City ndajnë vendin e 5-të dhe të 6-të me një mesatare prej 60% të qarkullimit të topit për ndeshje. 10-shja e parë e skuadrave që mbajnë për më shumë kohë kontrollin e topit kompletohet me Juventusin, Realin e Madridit, Interin dhe Olymique Marseille me nga 59% secila./Dita

Leave a Reply

Back to top button