Bota

Baza e re sekrete e SHBA

bazaGoogle Earth ka zbuluar zhvillimin e një baze, në Nevada, që përdoret nga agjencitë qeveritare amerikane për të testuar prototipet e reja të dronëve. Zona 6, e përdorur për të kryer afro një mijë teste bërthamore të nëndheshëm mes 1945 dhe 1992, sot kontrollohet nga departamenti i sigurisë së brendshme dhe mbrojtjes në SHBA. Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore ka konfirmuar se vendi është ribërë, me ndërtimin e një piste, për të testuar platforma të ndryshme.

Area 6 u ngrit në vitin 1950 për 9.6 milionë dollarë. Pista dhe strukturat e tjera si hangarët dhe ndërtesa të tjera më të vogla, janë realizuar në vitin 2005. Hangarët e Zonës 6 mund të mbajnë deri në 15 dronë Reaper. Megjithatë zgjerimi i vërtetë i bazës nuk mund të shihet me sy të lirë.

Vendi ndodhet disa dhjetëra km në lindje të Zonës 51, ekzistenca e të cilës u pranua nga qeveria e SHBA vetëm në vitin 2013. Në SHBA ekzistojnë të paktën dhjetë baza të tjera si Zona 51.

Leave a Reply

Back to top button