Nga Clar Ni Chonghaile
”The New European”
Nuk ishte një stuhi në një gotë, dhe as një zhytje e re në kaos. Të paktën jo këtë herë. Kur anëtarët e pakicës etnike serbe në Kosovë parkuan makineritë e rënda dhe kamionët embushur me zhavorr në mesin e rrugëve që çojnë në kufirin verior me Serbinë, qëlluan me armë në ajër dhe ndezën sirenat e sulmit ajror në ditën e fundit të muajit korrikut, një frike e madhe u përhap në të gjithë Ballkani Perëndimor.
Protestuesit, të cilët mbështeten nga Serbia dhe që nuk e njohin autoritetin e institucioneve shtetërore të Kosovës, u zemëruan nga një rregull i ri, që u kërkon atyre të zëvendësojnë targat e tyre serbe me ato kosovare, dhe të përdorin dokumente të reja udhëtimi kur kalojnë kufirin.
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u përhapën zëra mbi familjet serbe që iknin përtej kufirit, për njerëz të sulmuar nga shumica etnike shqiptare, dhe për të shtëna në drejtim të policisë së Kosovës. Por brenda një dite incidenti përfundoi, dhe paqeruajtësit e NATO-s, KFOR, nisën të zhvendosnin kamionët dhe të rihapnin rrugët.
Ai incident ilustron në mënyrë të përkryer arsyen pse Ballkani Perëndimor cilësohet shpesh një “kuti e zezë”. Po ashtu, edhe pse profecitë e apokalipsit janë ndonjëherë të tepruara. Kjo nuk është hera e parë që shpërthejnë protesta mbi këtë çështje, dhe ndoshta as e fundit. Kosova nuk ka gjasa të hyjë në një luftë për targat. Ndërkohë keqinformimi luajti një rol tëmadh në ndezjen e tensioneve. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë dhe Rusinë, të cilat e shohin Ballkanin Perëndimor si pjesë e sferës së saj të ndikimit.
“Presidenti despotik Putin është një njeri i luftës. Ai ka interes ta përhapë luftën në rajon, pasi dëshiron ta normalizojë atë”– deklaroi Kurti për agjencinë Reuters pas protestave në veri, ku jetojnë rreth 50.000 serbë. Shumë analistë bien dakord se Putin është i prirur të nxisë ndarje, të cilat mund ta shpërqendrojnë vëmendjen e Evropës nga ajo që ai po bën në Ukrainë.
Vendosja e targave të reja u shty për në 1 tetor, dhe tensionet u zbutën disi pasi zyrtarët nga Serbia dhe Kosova u takuan në Bruksel për bisedime. Ato ishin pjesë e një dialogu qëzhvillohet prej vitesh i sponsorizuar nga BE, dhe që synon t’i orientojë të dyja shtetet tëgjejnë një forme bashkëjetese më paqësore.
Tani për tani katastrofa u shmang. Problemi për Kosovën, dhe për Ballkanin Perëndimor nëpërgjithësi, është se pas retorikës së liderëve luftarakë që luajnë me ndjenjat e mbështetësve të tyre nacionalistë, dhe që përpiqen të fitojnë akoma më shumë ndikim, fshihen ankesat. Këto të fundit datojnë që në dekadën e dhunshme që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.
Krahas fërkimit në Kosovën veriore, tensionet po rriten në Bosnje ku lideri serb i vendit ka kërcënuar se do të tërheqë Republikën Srpska nga disa institucione shtetërore, duke nxitur frikën e një shkëputjeje eventuale. Në një raport të publikuar në korrik, Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG), thekson se përpjekjet perëndimore për shtet-ndërtim dhe “karrota” e anëtarësimit në BE, kanë dështuar në kryerjen e reformave apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në rajon.
Raporti argumentonte se Brukseli dhe Uashingtoni duhet të punojnë së bashku për të zbutur krizën në Bosnje, përmirësuar marrëdhëniet Serbi-Kosovë dhe promovuar lidhjet ndërkombëtare të Kosovës. Po ashtu BE-ja duhet të shqyrtojë mënyrat për të inkurajuar integrimin, edhe para anëtarësimit zyrtar në union.
Nga vendet që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë, Sllovenia iu bashkua BE-së në vitin 2004, ndërsa Kroacia në 2013–ën. Serbia dhe Mali i Zi janë prej kohësh në bisedimet e pranimit. Shqipëria dhe Maqedonia sapo kanë çelur negociatat, ndërsa Bosnja dhe Kosova njihen si kandidatë të mundshëm.
Por procesi duket se ka ngecur, ndaj koha është padyshim në anën e atyre që e kundërshtojnë ndikimin e BE-së në këtë rajon. Dhe këtu përfshihet si Rusia ashtu edhe Kina, e cila ka kryer investime serioze në të gjithë rajonin, sidomos në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës në Serbi dhe Malin e Zi.Po ashtu, zyrtarët në disa shtete të Ballkanit janë të zhgënjyer nga vendimi i BE-së në samitin e qershorit për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë. Për më tepër, procesi i anëtarësimit për shtetet e Ballkanit mund të dëmtohet nga përplasjet e fundit të BE-së me liderët populistë në Hungari dhe Poloni.
Këto të fundit kanë nxjerrë në pah rrezikun real të destabilizimit të bllokut nga brenda. Dhe një prani më e madhe e Ballkanit brenda BE-së mund ta rrisë këtë rrezik. Ramadan Ilazi, kreu i kërkimit në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se sa më gjatë të lejohet të acarohen tensionet në Kosovë, aq më i madh është rreziku që ngjarjet të dalin jashtë kontrollit.
Rreziku është veçanërisht i lartë tani, pasi ekziston një mosbesim i madh kryeministri tëKosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vucic, një nacionalist pro-Kremlinit me prirje për provokime. “Të dyja qeveritë janë bërë më të paparashikueshme… Kemi 2 udhëheqës që realisht nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin. Retorika nuk është konstruktive”– thotë Ilazi, duke iu referuar veçanërisht deklaratave të fundit të Kurtit se është i mundshëm një sulm i ardhshëm i Serbisë ndaj Kosovës.
Baronesha Arminka Helic, që u largua nga Bosnja gjatë luftës, dhe që ka qenë ish-këshilltare speciale e Ministrit të Jashtëm britanik, William Hague, thotë se BE-ja ka funksionuar si me “autopilot” në Ballkan për më shumë se një dekadë. “Asaj i mungon vizioni, nuk ka një strategji gjithëpërfshirëse për t’u siguruar që të flasë vërtet me qytetarët e rajonit. Qytetarët në Ballkan nuk duan një konflikt tjetër. Por liderëve mund t’ju duhet një i tillë, ose për të qëndruar në pushtet dhe për të fshehur keqqeverisjen e tyre, ose për të zbatuar idetë e tyre nacionaliste dhe ideologjike se si duhet të jetë rajoni”– shprehet ajo.
Krahas Kosovës, shqetësuese është edhe situata në Bosnje. E përbërë nga dy rajone gjysmë-autonome – Republika Srpska, dhe federata Kroato-Boshnjake – ky vend qeveriset nga një presidencë me 3 persona. Në fund të vitit të kaluar Milorad Dodik, kreu i Republikës Spska, kërcënoi të tërhiqte territorin e tij nga institucionet shtetërore, përfshirë gjyqësorin dhe ushtrinë.
Londra dhe Uashingtoni vendosën sanksione ndaj Dodik, ndërsa i dërguari kryesor i komunitetit ndërkombëtar në vend, Përfaqësuesi i Lartë i mandatuar nga OKB, ChristianSchmidt – tha se planet e Dodik, të cilat u mbështetën në heshtje nga Moska, përfaqësonin
një “kërcënim ekzistencial” dhe krijonin perspektivat për një konflikt shumë real.
Helic shton se disa politikanë nga entiteti i Republika Srpska duan të diskreditojnë Bosnje-Hercegovinën, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e saj për të ekzistuar si një shtet i vlefshëm sovran, njëlloj si Putin po vë në dyshim pavarësinë e Ukrainës. Aktualisht në lojë ështëreputacioni i vetë BE-së dhe pozita e saj e ardhshme globale. “Nëse BE-ja nuk do të jetë në gjendje të bashkohet dhe ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi, mesazhi që do t’i dërgohetRusisë do të jetë ai i gabuari”-thotë Ilazi.