Bota

BE, i mundshëm skenari “me disa shpejtësi”

Katër ose pesë skenarë “konkretë”, pa ndryshimin e Traktateve, do të paraqiten në reflektimin e Shteteve Anëtare për të rigjallëruar funksionimin e Bashkimit Evropian pas Brexit. Kjo do të jetë, në vija të përgjithshme, përmbajtja e “Librit të Bardhë”, me të cilin është duke punuar Komisioni Evropian dhe i cili do të paraqitet para festimeve të 60 vjetorit të Traktatit të Romës, “ndoshta në ditët e ardhshme”. Lajmin e ka zbuluar e përditshmja belge “Le Soir”, duke cituar burime evropiane që kanë dijeni për këtë çështje.

Dokumenti do të përmbajë “zgjedhje të besueshme të modeleve organizative” të bazuara në “përvojat politike reale”, të BE-së. Midis hipotezave, edhe ajo e përmendur shumë javët e fundit: një Evropë me disa shpejtësi, në të cilën vendet që dëshirojnë të shkojnë më shpejtë përpara me integrimin, mund ta bëjnë këtë, pa u ngadalësuar prej të tjerëve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button