Bota

BE, më në fund me një “road map” për sfidat e kohës

Presidenti i Komisionit Evropian Junker do të shpalosë të mërkurën në Parlamentin Evropian, vizionin dhe linjat kryesore mbi të cilat unioni do të ecë për të përballuar krizën e emigrantëve, krizën e euros, tregun e përbashkët, deri tek ndryshimet klimatike.

Screen Shot 2015-09-08 at 12.42.40 PM

Nga Tara Palmeri & Ryan Heath

Besueshmëria politike e BE-së do të kalojë në një tjetër faze, kur njëri nga politikanët e saj kryesorë, Presidenti i Komisionit Zhan-Klod Junker, do të mbajë të mërkurën fjalimin me titull “Gjendja e unionit”, një ngjarje vjetore që këtë vit do të marrë një rëndësi të shtuar, teksa Evropa po përballet me disa kriza të vazhdueshme.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, Hoze Manuel Baroso, që mbështetej mbi një ekip i vogël për të hartuar fjalimin, Junker ka anazhuar një duzinë ekspertësh për t’u përgatitur për eventin e së mërkurës, thanë zyrtarët.

Ai ka kërkuar të dhënat e javëve të fundit nga liderët e partive në parlament, dhe të 28 komisionerët, së bashku me një sërë kolegësh, politikanë, ekspertë dhe këshilltarë. Komisioni ka testuar disa mesazhe për çështjet më të debatueshme siç është edhe emigracioni. Frymëzimi maratonë i Junkerit, duket të jetë një provë zjarri për një fjalim që ka nevojë të frymëzojë një union të brishtë.

Një “pushim” dy-ditor jashtë Bruksel javën e shkuar u dha komisionerëve mundësinë për të ndikuar në fjalim. Disa zgjodhën të formësojnë aspektet vizionare të fjalimit, ndërsa të tjerët u fokusuan tek sigurimi i linjave kryesore politike për çështjet e momentit.

Ka të ngjarë që fjalimi të fokusohet në 4 tema kryesore të diskutuara në seminar:prioritetet legjislative të Komisionit për vitin 2016, reagimi i BE-së ndaj krizës së refugjatëve, buxhetin 7-vjeçar i unionit, dhe përpjekjet për të shpëtuar euron, duke forcuar ekonominë dhe bashkimin monetar. Sipas një burimi në takim, komisionerët e tjerë e kanë këshilluar ndërkaq Junkerin të vendosë një ekuilibër, mes theksimit të sukseseve dhe dështimeve të BE-së.

Në fjalimin që do të mbahet të mërkurën në mëngjes në Parlamentin Evropian në Strasburg, Junker do të shpallë vizionin e tij për politikën e BE-së për vitin e ardhshëm, si dhe vlerësojë gjendjen aktuale. Më e rëndësishmja, ai do të përpiqet të tregojë se BE mund të menaxhojë gjendjen aktuale, dhe të ecë përtej disa krizave që e kanë konsumuar atë për disa muaj me radhë: Greqia, emigracioni dhe të siguria.

Junker gjithashtu do të zbulojë një propozim të ri, për zgjidhjen e krizës së emigracionit, një plan që do të krijojë një mekanizëm të përhershëm për zhvendosjen e refugjatëve në të gjithë BE-në. Duke vepruar kështu, ai do të përballet me kundërshtimin e disa politikanëve, qeveritë e të cilave i kundërshtojnë kuotat e detyrueshme për pranimin e azilkërkuesve, dhe gjithashtu me kritika nga të tjerët, që thonë se Evropa nuk ka bërë sa duhet për t’iu përgjigjur krizës.

Fjalimi do të pasohet nga një debat mes parlamentarëve, duke përfshirë edhe përgjigjet e shkurtra nga udhëheqësit e secilit prej grupeve parlamentare, si dhe një kundërshtim i formës së prerë nga Junker. Si një ngjarje politike, fjalimi është një fenomen relativisht i ri, duke u mbajtur për herë të parë nga 2009-ta, kur u krijua nga Traktati i Lisbonës. Vetëm një president tjetër i komisionit, Barroso, ka mbajtur më herët një fjalim të tillë.

Ndërsa nuk do t’i afrohet fenomenik mediatik, që përfaqëson fjalimi vjetor i presidentit amerikan, versioni i BE-së po fiton gjithësesi rëndësinë e vet.

Institucionet e BE-së, filluan një fushatë promovuese për të krijuar disa lëvizje. Komisioni krijoi uebsajtin soteu.eu re me video në Livestream dhe Tuiter, ku do të ketë transmetime direkte të hënave. Me Parlamentin Evropian, që shpesh është shndërruar një forum për zërat populistë, që nxisin interesat kombëtare mbi Bashkimin Evropian, aksionet janë veçanërisht të larta për Junkerin për të apeluar ndaj një audiencë më të gjerë të BE-së, sesa vetëm 750 eurodeputetët dhe udhëheqësit evropianë.

Kreu i KE tashmë po kërkon të vërë vulën e tij personale, dhe përpjekjet në terren kanë qenë pjesë e këtij procesi. “Teksa presidenti Junker ka një rrjet shumë të madh kontaktesh, ai është duke biseduar vazhdimisht me ish-politikanë, vendimmarrësit aktualë dhe lojtarët kyç në Parlamentin Evropian dhe ka lexuar shumë siç edhe ju e dini – duke marrë ide dhe frymëzim nga shumë njerëz të ndryshëm dhe burime”-tha Mina Andreeva, një zëdhënëse e Komisionit. Por në fund produkti do të jetë i Junkerit, shtoi ndihmësja.

Në vend të shqyrtohen dhjetëra veriante draftesh, siç bënte Barroso, Junker do të ruajë opsionet e tij të hapura dhe të finalizojë vetë fjalimin mbrëmjen e së martës në suitën e hotelit të tij”- duke vendosur stilin dhe vizionin e tij personal në të. Ai është takuar edhe me politikanë të tjerë të lartë të BE-së në përgatitje të fjalimit. Takimi përfshinte Presidentin e Parlamentit Evropian Martin Shulc, Xhani Pitelën, president i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve; Manfred Veber, presidenti Europian Grupi i Partisë Popullore; dhe Frans Timermans, nënkryetar i parë i Komisionit.

Sipas një burimi parlamentar, ata kërkuan nga Junker të ngrejë çështjen e emigracionit, situatës në Ukrainë, samitin e klimës në dhjetori në Paris dhe çështjen e tregut të përbashkët. Komisioni tashmë ka testuar disa nga mesazhet e tij të mundshme – për shembull, në një editorial të Junkerit, botuar në gazeta të ndryshme të përditshme në të gjithë Evropën javën e kaluar, në lidhje me çështjen e emigrimit. Në atë artikull, Juncker theksoi rëndësinë humanitare të krizës, ndërsa bënte thirrje për një mekanizëm të përhershëm të zhvendosjes në situata të jashtëzakonshme, dhe me nje numër më të madh sesa shifra aktuale prej 40.000 refugjatësh që ndodhet aktualisht në Greqi, Itali dhe Hungari. “Kur flasim për emigracionin, e kemi fjalën për njerëz”-shkroi ai.

Njoftimi i pritur i një plani të ri për të zhvendosur një shtesë prej 120 mijë refugjatë, është e sigurtë se do të provokojë debate në parlament – ku liderët e grupeve politike, kanë shprehur tashmë kritika të forta mbi reagimin e Evropës ndaj kësaj krize. Një zëdhënës i grupit të PPE tha se mbi emigracionin partia dëshiron të dëgjojë propozime dhe nisma të reja legjislative, dhe që Komisioni të dërgojë sinjale se “Evropa po vepron”. /POLITICO.EU – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button