BE nxjerr udhëzime të reja për fluturimet ku do të përfshihen maskat për fytyrën dhe higjena e duarve.
Organet shëndetësore dhe të aviacionit të Bashkimit Evropian kanë nxjerrë një grup të ri udhëzimesh për udhëtimet ajrore, duke rekomanduar përdorimin e maskave të fytyrës dhe praktikën e higjienës së duarve “skrupuloze dhe të shpeshta” gjatë fluturimeve me qëllim të ruajtjen e sigurisë së udhëtarëve dhe personelit të aviacionit në mes të pandemisë Covid- 19.
Në një deklaratë të përbashkët të dhënë të mërkurën, Agjensia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) gjithashtu dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) rekomandojnë që distanca sociale të respektohet kur është e mundur.
“Pasagjerët duhet të kenë besim se të udhëtosh përsëri në qiell në një hapësirë të mbyllur me njerëz të tjerë paraqet rrezikun e mundshëm minimal për shëndetin e tyre,” tha Komisioneria Evropiane për Transportin Adina Valean në deklaratë. “Protokolli i lëshuar sot do të sigurojë pasagjerët se është e sigurt për ta që të fluturojnë dhe kështu do ndihmojnë edhe industrinë të shërohet nga efektet e kësaj pandemie.” CNN / bota.al