Zyrtarët e BE-së po shqyrtojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE nga 1 korriku, dhe amerikanët mund të mos pranohen, sipas projekt-listave të shikuara nga gazeta New York Times. Vlerësimi i tyre duhet të bazohet në atë se si vendet e origjinës së udhëtarëve po e trajtojnë pandeminë, raporton gazeta.
Listat – të siguruara nga zyrtarët e BE në mënyrë anonime – thuhet gjithashtu se përfshijnë Kinën, Rusinë dhe Brazilin. SHBA aktualisht ka numrin më të madh të rasteve në botë me më shumë se 2.3 milion të raportuar dhe më shumë se 120,000 vdekje, sipas shifrave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins. Më parë, një zyrtar i lartë i Shëndetit në Sh.B.A., Dr Anthony Fauci, i tha Kongresit se përgjigjja e SH.B.A.-së ishte një “çështje e komplikuar” për shkak të larmisë së vendit, dhe se disa shtete tani ishin “duke parë një trazim shqetësues të infeksionit”. Udhëtarëve amerikanë u është ndaluar hyrja në BE që nga mesi i marsit kur u vendosën bllokime në pjesën më të madhe të kontinentit.