Bota

BE / “Nuk është më i miri, por më të mirë nuk kemi”

Në kryeqytetin sllovak, Bratislavë përfundoi samiti i 27 vendeve anëtare të BE-së. Bashkimi Europian kërkon të dalë nga dara e krizës dhe grindjes së vazhdueshme. Samiti ngriti lart unitetin brenda unionit

screen-shot-2016-09-17-at-10-30-11

Brexit dhe grindja për politikën e refugjatëve si program: Këtë fazë kërkon ta tejkalojë Bashkimi Europian dhe të fillojë një histori të re. Të paktën kjo është deviza e samitit të 27 krerëve të sheteve dhe qeverive të BE-së. (pa Britaninë e Madhe) të mbledhur të premten në Bratislavë për të diskutuar për të ardhmen e unionit. Në deklaratën e Bratislavës thuhet se „Jemi të vendosur që me 27 vende anëtare ta bëjmë BE një histori suksesi. Bashkimi Europian nuk është perfekt, por ai është instrumenti më i mirë që kemi, për t’u përballur me sfidat“. Po ashtu në deklaratën përfundimtare theksohet se „kemi nevojë për BE-në, jo vetëm për të siguruar paqen dhe demokracinë, por edhe sigurinë e njerzëve tanë”.

Të 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së u takuan pas votës pro Brexit dhe një viti plot grindje për politikën e refugjatëve, për të zhvilluar një program të përbashkët për muajt e ardhshëm, të ashtuquajturën „Axhenda e Bratislavës“ që do të përpunohet deri në takimin e marsit 2017, me rastin e 60-vjetorit të Marrëveshjeve të Romës“.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel është treguar optimiste për të ardhmen e BE-së. „Fryma e Bratislavës ishte një frymë e bashkëpunimit“, tha Merkel në një dalje të përbashkët në Bratislavë me presidentin francez pas përfundimit të samitit. Edhe krerë të tjerë të vendeve anëtare „kishin bindjen se kemi nevojë për ndjenjën e solidaritetit, ndenjën e bashkëpunimit. Dhe se ne punojmë mbi bazën e vlerave të përbashkëta“, deklaroi Merkel. Ka pasur „konsultime të mira dhe konstruktive“, për qëllimët kryesore so përmirësimi i sigurisë së brendshme dhe të jashtme, luftimin e migracionit ilegal dhe shkaqet e eksodit masiv. Në BE ka pasur ujdi edhe për bashkëpunim të zgjeruar në fushën e mbrojtjes.

Ndihmë Sofjes për sigurimin e kufijve

Bullgaria do të ndihmohet nga BE për të siguruar kufirin e saj me Turqinë. Komisioni Europian vendosi t’i ofrojë Sofjes 108 milionë euro ndihma për këtë, tha kreu i KE-së, Jean Claude Juncker në Bratislavë. Më parë Juncker kishte theksuar se në tetor në Bullgari do të dërgihen 200 policë të Fontexit dhe 50 automjete për të ndaluar imigracionin ilegal në BE. „Bullgaria nuk do të jetë e vetme“, tha Juncker në përfundim të samitit në Bratislavë. Ndërkohë në një deklaratë të përbashkët të grupit të Vishegradit me Poloninë, Hungarinë, Sllovakinë e Çekinë thuhet se këto vende janë kundër kuotës për shpërndarjen e refugjatëve. „Politika e migracionit duhet të bazohet në parimin e ‚solidaritetit fleksibël‘“, kërkojnë vendet e Vishegradit.

Burimi: Deutsche Welle

Leave a Reply

Back to top button