Komisioni Europian ka paralajmëruar qytetarët e BE se ata duhet të mbyllin llogaritë e tyre në Facebook, nëse duan që të ruajnë informacionet nga shërbimet amerikanë të sigurisë, duke zbuluar se legjislacioni aktual i Safe Harbour nuk i mbron të dhënat e qytetarëve.
Komentet u bënë nga avokati i Komisionit Europian, Bernhard Schima, në një cështje të parashtruar prej mbrojtësit të privatësisë, Maximilian Schrems, i cili ngre pyetjen nëse të dhënat e qytetarëve të BE duhet të konsiderohen të sigurta nëse dërgohen në SHBA, në panoramën e pas-Snoudenit. “Mund të konsideroni që të mbyllni llogarinë në Facebook, nëse e keni një të tillë”, i tha Schima kryeprokurorit Yves Bot gjatë një dëgjese të cështjes në gjykatën europiane në Luksemburg.
Kur u pyet në mënyrë të drejtpëdrejtë, komisioni nuk mund të konfirmonte para gjykatës se rregullat e Safe harbour ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për të dhënat e qytetarëve të SHBA. /Bota.al