Komisioni Evropian do të rekomandojë që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të fillojnë të rihapin kufijtë e tyre të jashtëme për udhëtarët nga jashtë bllokut nga 1 korriku, tha të mërkurën shefi diplomatik Josep Borrell.
Vendimi për lehtësimin e kufizimeve të vendosura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit qëndron në dorën e secilit vend, por Borrell tha se Brukseli do të sugjeronte “një ngritje graduale dhe të pjesshme” të ndalimit. Në fundjavë, ministrat e brendshëm të 27 vendeve anëtare ranë dakord të koordinojnë një rihapje graduale për udhëtarët jashtë zonës së Shengenit, Britanisë dhe BE-së. Por Komisioneri i Punëve të Brendshme, Ylva Johansson tha javën e kaluar se jo të gjitha vendet ranë dakord për kriteret e rihapjes.
Greqia, për shembull, ekonomia e së cilës varet shumë nga turizmi, tashmë ka njoftuar se do të rihapë qiejt e saj nga 15 qershori për një listë të vendeve, duke përfshirë edhe shtete jo të BE-së, si Australia, Kina dhe Koreja e Jugut. France 24 / bota.al