Muzike

Bebe Rexha: Një tjetër pushtuese shqiptare e muzikës së huaj

Ashtu si Dua Lipa dhe Rita Ora, Bebe është me prejardhje shqiptare.

 

“Ka diçka në ujin e  atij vendi”, thotë ajo duke qeshur. “Ne jemi të fortë. Ne kemi fizik të ndërtuar si kuaj dhe mund të përballojmë çdo gjë. ”

Babai i këngëtares, Flamuri, u shpërngul në SHBA kur ishte 21 vjeç dhe punoi disa punë të përkohshme për të mbështetur familjen. “Mami dhe babai punonin vërtet shumë, por nuk më lanë  kurrë të kuptoj se nuk kishim para”, thotë ajo.

 

Megjithatë, familja e tyre në Staten Island ishte “shumë e rreptë”, kujton Bebe. “Muzika shihej si një gjë e keqe. Babai im thoshte gjithmonë se ‘Kjo është karriera e djallit’ “.

 

Bebe Rexha ka nxjerrë mjaft fitime për të  bërë një jetë të mirë nga hitet që ka shkruar për artistët e tjerë dhe, herë pas here,  edhe me këngët që ajo që ka kënduar vetë.

 

Nju Jorkezja u ngrit në famë pasi ndihmoi në krijimin e ‘The Monster’ për Eminemin dhe Rihannën, Myself & I për G-Eazy, e të tjera.

Ajo është aktualisht në krye të 10-shes më të mirë të Britanisë së Madhe, ndërsa kënga  e saj e fundit Meant To Be – kaloi 28 javë në vendin e parë në listat e vendeve të SHBA-s.

E gjithë kjo është rezultat i një lufte 10-vjeçare që ka bërë ajo për të hyrë në industrinë e muzikës.

 

“Unë kam trokitur në çdo shtëpi diskografike, derisa filluan të më dhembin duart … Deri sa u gjakosa”,  tregon 28-vjeçarja për BBC-së (duart e saj duken mirë tani, në rast se jeni të shqetësuar)./UKAN-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button