Bota

Befasia / Revolucioni i heshtur i Irlandës

Qindra irlandezë të mbledhur në Kështjellën e Dublinit kanë pritur këtë të shtunë përgjigjet e një referendumi historik mbi abortin. Një “Po” ka fituar mbi një “Jo” në një vend thellësisht katolik; 66.4 % për po kundrejt 33.6 % të jo-së. “Ajo që kemi parë sot është kulmi i një revolucioni të heshtur që po ndodh në Irlandë që prej 10 ose 20 vitesh. Ishte një ushtrim i demokracisë dhe populli foli,” – u shpreh kryeministri irlandez, demokristiani Leo Varadkar. Kushtetuta e vendit barazonte të drejtën e jetës së gruas me atë të fetusit të saj, por nuk përfshinte përdhunimet, inçestin, apo edhe anomalitë fetale për ndërprerje të shtatzanisë. Vetëm që prej 2013 u lejua në rast se jeta e nënës vihej në rrezik, pas debateve të vdekjes nga septicemia e Savita Halappanavar, së cilës mjekët ia mohuan abortin. Dita ishte e gjatë, edhe pse parashikohej fitorja e pro-së, por lajmi u vërtetua në orën 18.30 me orën lokale kur u bë me dije rezultati.

Vota pozitive ishte imponuese në të gjithë vendin me përjashtim të kontesë Donegal, ku refuzimi fitoi me 51%. Popullata e dinte se e premtja ishte një lëvizje hirtorike dhe e tregoi këtë me pjesëmarrje. U mobilizua me 64.1% të votuesve, një përqindje më e lartë se pjesëmarrja në referendumin e legalizimit të divorcit në vitin 1996. Janë regjistruar 2.159.655 vota nga të cilat 1.429.981 vota ishin pro. Në referendum morën pjesë edhe irlandezë nga e gjithë bota. Fitorja e kësaj po-je tregon urinë e shoqërisë për një ndryshim radikal dhe e vendos qeverinë e drejtuar nga partia demokristiane “Fine Gael” në një pozicion force që sipas ekspertëve do të përfitojë për të redaktuar një legjistlacion progresist. Para këtij plebishiti, qeveria prezantoi një draft që parashikonte lejimin e abortit në Irlandë në të gjitha rrethanat gjatë javëve të para të shtatzanisë dhe në raste përjashtuese deri në 24 javë. Megjithatë kishte nevojë për referendumin për të modifikuar Kushtetutën dhe nëse nuk do të merrte më shumë se 60% të votave propozimi i qeverisë do të ndeshej me rezistencën e disa anëtarëve të parlamentit, madje edhe vetë mes rradhëve të kësaj partie. Tani rezultati lejon modifikimin e Kushtetutës dhe miratimin e një ligji që sipas kryeministrit mund të hyjë në fuqi në fund të këtij viti. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button